Kosta Grillo në gjëndje kritike për jetën, kolegu i tij bën thirrje për ndihmë

17 Gusht 2021, 17:13Sport TEMA

Gjendja shëndetësore e komentatorit të njohur sportiv Kostandin Grillo, pas infektimit me koronavirus është rënduar edhe më shumë, teksa ndodhet i shtruar në një nga spitalet e Turqisë.

Kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se Grillo ka nevojë për ndihmë, pasi duhet t’i nënshtrohet një trajtimi të ri i cili është i kushtueshëm dhe familja e komentatorit e ka të pamundur ta përballojë.

“Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk. JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!”, shkruan gazetar Baku.

Postimi i Bakut

THIRRJE URGJENTE!!!

Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh.

Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!

Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.

JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:

Llogaria është në emër të:

LEDIA GRILLO KASEM

Raiffeissen Bank

Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318

Çdo minutë vlen!!!

9 komente në “Kosta Grillo në gjëndje kritike për jetën, kolegu i tij bën thirrje për ndihmë”

  1. Kumarxhiu says:

    Nje pyetje kam: A eshte i vaksinuar Grillo?

  2. Arnautllar says:

    Stem cells ne Turqi e perdorin tek shqiptaret per cdo semundje vetem per t’u marre maksimumin e lekeve qe munden. Turq plehra.

  3. Al says:

    Kosta i biri shkrimtarit për fëmijë Odhise Grillo nga Vunoi duhet ndihmuar sa më parë nga qeveria….nëse do ish marë me politikë si Mesila Doda etc do përfitonte…..thirri mendjes o qeveri me 1 në krye që thotë se është nga Vunoi bashkë me Koço Kokëvrimën….poashtu edhe federata me Dukën e ka mundësinë.
    Kosta është aset dhe nuk ka të ngjashëm.

  4. I shkreti nuk do mund te jet ne Korce per koncert , esht mik serbi vdes per ta.

  5. Andi says:

    Ai eshte aq antishqiptare sa edhe vete serbet,janullacet ta ndihmojne! Le po ramaqet do e shpallin edhe aset….

  6. kaik says:

    cofsh sa ma pare pis i mallkuar.

  7. Tz says:

    Sa njeres te thjeshte dhe fukarenje vdiqen pa pasur asnje thirrje per ndihme nga ky palo gazetar dhe sorollop i tyre,nuk, kam gje me thelbin e thirrjes por me hipokrizine e ketyre gazetareve…..

  8. Mihali says:

    Keq ardhje për z.Odise .Nuk do me vij aspak keq në se nuk është vaksinuar.para.Askush nuk mund ti bëj karshillek VDEKJES.

  9. shqiptari says:

    Ne PS Kostaqi. Nje filoserb me pak ne mesin tone. Mbase e terheq kemben zvarre per te gjithe antishqiptaret qe e shiten kete vend dhe punojne per interesat e Serbise e Greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje