TRING merr kampionatin italian, Seria A do transmetohet deri në vitin 2024

17 Gusht 2021, 21:41Sport TEMA

Seria A, kampionati më i dashur i futbollit për shqiptarët për tre sezonet e ardhshme, do transmetohet në Tring.

Tring ka fituar te drejten në partneritet me Oversport dhe do të percjellë ekskluzivisht emocionet e kampionatit Italian të futbollit.

Të gjitha ndeshjet e skuadrës tuaj të zemrës, do të transmetohen në kanalet sportive të Tring, që siç dihet ka siguruar gjithashtu edhe ekskluzivitetin e UEFA Champions League, deri në vitin 2024.

Juventus, Milan dhe Inter janë skuadrat që kanë numrin më të madh të tifozëve në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje