Bajerni e nis sezonin me trofe, fiton Superkupën e Gjermanisë

17 Gusht 2021, 22:36Sport TEMA

Bajerni i Mynihut ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultatin 3-1 në Signal Iduna Park duke fituar trofeun e Superkupës së Gjermanisë (DFL) për këtë vit.

Lewandowski ishte sërish heroi i ndeshjes me dy gola të shënuar. Goli i tretë u shënua nga Thomas Muller.

Halaand, ndonëse në një formë të përkryer nuk arriti të shënojë, i rrethuar dhe nga mbrojtja bavareze. Goli për Dortmund u shënua nga Reus.

Ky është trofeu i nëntë i Superkupës gjermane që e fiton Bayern Munih duke zgjatur kështu rekordin e triumfeve.

1 komente në “Bajerni e nis sezonin me trofe, fiton Superkupën e Gjermanisë”

  1. ida says:

    Myler shenoi golin e dyte ne min e 50.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje