Çdokush që ka mendura se Lionel Messi mund të ishte goditja e fundit e PSG-së në merkato, mund ta kuptojë shumë shpejt se ka gabuar.
Sipas asaj që informon “L’Equipe”, sheiku Al-Khelaifi synon ta forcojë ekipin parizien me një mes Paul Pogbasë dhe Eduardo Camavingas.
Të dy mesfushorëve u skadon kontrata në vitin 2022, pra verën e ardhshme, por nëse Manchester United tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron të shesë mesfushorin francez, autor i katër asisteve kundër Leeds në javën e parë të Premier League-s, për futbollistin e Rennes diskutimi mund të jetë i ndryshëm.
Klubi breton, në fakt, mund të jetë i gatshëm për të nisur negociatat, duke pasur parasysh që Camavinga e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë, duke i shtyrë kuqezinjtë të pranojnë një ofertë të mundshme nga PSG.
Në çdo rast, do të jetë një shifër shumë larg 100 milionë eurove që Rennes kërkonte deri verën e kaluar.
Sa kom qesh!Po Pogbaja nuk vrapon por cen ne fushe!Ndaj ju perkthyesit sportive pasi nuk mund te quheni gazetare lexojeni artikullin deri ne fund pasketaj perktheheni dhe hidhni ne faqet e gazetave.
PSG mund ta merrte Pogbane para pese vites e jo tani ku eshte i vetmi lojtar qe nuk i pergjigjet dot ketij ekipi!Apo hajde se po shkruajm diçka sa per honorarin e radhes!