Ndonëse te Paris Saint Germain këmbëngulin që Kylian Mbappe nuk do të largohet këtë verë, drejtuesit e Realit të Madridit nuk heqin dorë nga ëndrra për të transferuar sulmuesin në “Santiago Bernabeu” dhe po përgatiten për sulmin final.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Florentino Perez po punon për të bërë ofertën finale për kartonin e Mbappe, pikërisht më 30 gusht, një ditë pas ndeshjes Reims-PSG dhe një ditë para mbylljes zyrtarisht të merkatos.
E përditshmja spanjolle flet për një ofertë ndërmjet 130 dhe 170 milionë eurosh, që do të synojë të joshë drejtuesit e PSG-së, të cilët më pas kanë detyrën të zgjedhin të pranojnë milionat për ta shitur Mbappe këtë verë, apo ta mbajnë lojtarin edhe një sezon, për ta humbur më pas me parametra zero.
Vetë lojtari ka mbajtur një profil të ulët në deklaratat publike, duke shmangur komentet për të ardhmen, megjithatë në ballafaqimet me drejtuesit e pronarin e klubit, ka qenë gjithmonë i prerë e i qartë në dëshirën e tij për t’iu bashkuar madrilenëve.
Deri tani drejtuesit e PSG-së kanë refuzuar të ulen në negociata me Perez dhe publikisht kanë deklaruar se nuk do ta shesin francezin, megjithatë përballë dëshirës së tij për t’u larguar, ndoshta do të dorëzohen pikërisht në orët e fundit të merkatos.
Reali nuk ka per ta blere sivjet Embapen , mos degjoni pordhet e Florentino Perez ,do jap kaqe do jap aq , sivjet Reali nuk jep asnje lloj page, jane krip ne byth klubet spanjolle , jane nje hap drejt faimentimit ….mos lexoni do jap 120 milion , do jap 150 milion, ato jane pordhe me rigon …..keshtu do jepnin dhe per David Alaben e Bayernit vjet 40 50 milion …..dhe nga ana tjeteri mbushnin mendjen te rinte dhe nje vit te bayerni dhe ta mernin sivjet te lire ….te njejten politike te piste do te ndjekin dhe me Embape …….ketu do jemi dhe do ta shikoni , dhe me e cuditshmja eshte se sa e marin lojtarin i vene klauzolen 400 milion 500 milion ……..
Edhe nje ere po e theksoj, nuk kane per ta mare Embapen sivjet ,vitin tjeter free………Reali i Madritit klubi me i pist ne Europe ……..