“Cristiano Ronaldo tek Reali i Madridit? Është temë e mbyllur”. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti nuk e lë veten të shpërqendrohet nga merkatoja e futbollistëve, edhe kur flitet për një kthim të mundshëm të “yllit” portugez në “Bernabeu”. Ai mbetet i fokusuar te ndeshja kundër Levantes, në program këtë të diel.
“Ne duhet të përsërisim atë që bëmë kundër Alaves. Përmirësimi qëndron në atë që bëmë në pjesën e parë, duke qenë më intensivë dhe më të shpejtë me topin.
Unë e shoh ekipin mirë. Grupi është i fokusuar e nuk e kemi mendjen se çfarë ndodh në merkato. Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, sepse skuadra ime është shumë e fortë”.
Reali i Madridit mund të shtojë elementë të tjerë në skuadër, kuptohet emri më interesant është ai i Kylian Mbappesë.
“Ideja jonë mbetet e njëjtë, kjo skuadër mund të konkurrojë për gjithçka. Kemi shumë lojtarë kryesorë, është ekip plot “yje”. Titujt fitohen kur “yjet” punojnë për ekipin”.
Sa u përket kushteve fizike të Modricit, Kroosit dhe Carvajalit, Ancelotti sqaroi:
“Janë raste të ndryshme. Modric mund të kthehet kundër Betisit. Mendoj se Kroos do të jetë gati pas pushimit. Nesër kthehet Carvajal, një element shumë i rëndësishëm për ne”.
Reali e ka mbyllur kete kapitull me Ronaldon dhe i ka hapur rrugen lojtarit te PSG Kilian Mbampen,ku klubi Parizian tashme eshte dakort per transferimin e tij por me nje kusht qe transferta ti konsiderohet si largim i tij duke marre parasysh prishjen e kontrates nga ana e tij!Kjo ishte deklarata e fundit e Drejtorit te Klubit Parizien brazilianit Leonardo.
Nese kete gjobe do ta marre parasysh ekipi Madridit gjithçka eshte e mundur per largimin e tij ,pasi nga ana tjeter PSG ka dakortesuar per marrjen e Ronaldos ne ekipin e saj duke bashkuar tre yjet e futbollit boteror Neimar ,Mesi dhe Ronaldo!