Serxhio Ramos u përpoq shumë që të siguronte qëndrimin te Real Madrid, madje për këtë i kërkoi ndihmë italianit Karlo Ançeloti.
Në ditën që trajneri u prezantua te “galaktikët”, ai mori një telefonatë nga lojtari 35-vjeçar, që iu lut të bënte ndërmjetësin te presidenti Florentino Perez, për të nisur bisedimet për një kontratë të re.
Por fati i Ramos ishte vendosur, që kur ai refuzoi një propozim të bërë më herët. Dy javë pas ardhjes së teknikut italian, Serxhio Ramos në një konferencë njoftoi se historia 16-vjeçare me “Galaktikët” kishte përfunduar.
Sipas sportives spanjolle “Marca”, Ançeloti i tha se rasti ishte përtej kompetencave te tij.
Kur Reali fitoi Champions-in në 2014, Ramos shënoi gol dhe u shpall “njeriu i ndeshjes”. Mbrojtësi ka fituar 22 trofe me “Galaktiket”. Tashmë Serxhio Ramos ka firmosur për 2 vite me PSG-në, si lojtar i lirë.
Më vjen keq për PSG-në , që ka pranuar si mbrojtës Sergio Ramosin .
PSG-ja , me një mbrojtës të tillë 36 vjeçar do msojë ma keq se MILANI i famshëm i Bete Barezit dhe Paolo Maldinit .
Të dy kapitenët e mëdhenj , nga mania për të luajtur sa ma gjatë , tashmë madje tej mundësive të një mbrojtësi kalibri dhe pjetar i ati MILANI të madh , arritën ti shkaktojnë jo dëm , por degradim e degjenerim asaj skuadre të jashtzakonshme , aq, sa edhe deri sot , pas gati 25-30 vjetësh ai MILAN i madh nuk e ka marrë vehten .
Po kështu dhe mania e Paolo Maldinit dëmtoi po njëlloj .
Më vjen keq që PSG-ja do shënojë , dhe do humbi deri me një zhgënjim total, prej golave të pësuar nga mbrojtja e dobët dhe e pa fuqishme me Sergio Ramosin në krye .