Vrasja e 18-vjeçares, protestë para objektit të qeverisë, hidhet bojë e kuqe: Kryeministër i ke duart me gjak

26 Gusht 2021, 14:53Rajoni TEMA

Protestuesit kanë qëlluar me bojë të kuqe objektin e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar drejtësi për 18-vjeçareN e vrarë disa ditë më parë në Ferizaj. Manifestuesit brohoritën “Kryeministër I ke duart me gjak” dhe “Drejtësi për Marigona Osmanin.

Protesta nisi fillimisht përpara ministrisë së drejtësisë, ku u kërkua që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Gjithashtu u bë thirrje për shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk I trajtojnë këto raste me seriozitet sipas Kodit të Procedurës Penale.

Manifestimi I organizua nga Kolektivi për Mendimin dhe Veprimin Feminist, “Qika”, Rrjeti I Grave të Kosovë, Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut dhe Qëndra Kosova për Studime Gjinore. Nderkohe, ne proteste mori pjese edhe vete ministrja e drejtesise, Albulena Haxhiu.

3 komente në “Vrasja e 18-vjeçares, protestë para objektit të qeverisë, hidhet bojë e kuqe: Kryeministër i ke duart me gjak”

  1. Lani says:

    Ministrja protestin para ministrise se saj?

  2. Tironsi says:

    Po cdonte ministrja, apo vari lesht qevwri Albini

  3. Altin says:

    Grate kane rene pre e levizjeve feministe qe Jane thjeshte nje vegel ne duart e shoqerive erreta te cilat luftojne kunder familjes dhe shtimit te popullsise. Levizjet feministe me protesta kerkojne ti bejne shplarje truri brezit te ri te femrave qe mashkullin ta shohin si armikun e femres. Dhe nderkohe femra te afrohet me femren per ti shndrruar ne lesbike. Kur krimineli eshte kapur nuk ka pse te ngrihen ne proteste. Ne proteste mund te cohen vetem nese krimineli nuk merr denimin e duhur. Pra protesta qe bejne nuk ka qellim krimin. Por thjesht parrullat qe mbajne ne duar kunder burrave flasin vete per qellimin hipokrit te kesaj proteste.Kjo proteste qe bejne eshte nje vrasje e dyte per viktimen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje