Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në një kontejner me banane në Malin e Zi

27 Gusht 2021, 11:51Rajoni TEMA

Policia e Malit të Zi ka sekuestuar sot mbi një ton kokainë, sasia më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.

Droga ishte fshehur në një dërgesë me banana, ndërsa dy persona kanë rënë në prangat e policisë. Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç.

Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

5 komente në “Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në një kontejner me banane në Malin e Zi”

  1. Sylvester Stallone says:

    Po ndrroni frut, provoni ndonje ananas ,ose arr kokosi.

    1. armand says:

      Epo me shitesit e bananeve e kane lidhur kontraten o Stallone . Thuaj do mbetemi pa banane se edhe ata qe sjellin vetem banane do heqin dore nga tregetia prej frikes. Hall i madh na ka zene .

  2. k says:

    Ky e ka kuptuar drejtimin per ne Europe, jo ai gërdalla jonë që thotë se fajin e ka Europa me problemet e veta.

  3. Eli says:

    Me verte! Po ka conin Rahhhmes be Surrel qe ti Vije qejfi dhe te Ben nje theater k Kalamazoo mister ( laboratory)

    1. Iliri says:

      OO Eli-salehi….. a ke lexuar librin ‘rreziku anglo amerikan per shqiperine’? Jo jo ..rahhhmes! e ke nga deshperimi ,frika e paturpesia.. Shqiptaret e dine …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje