Korona nuk i tremb shqiptarët e Kosovës

28 Gusht 2021, 18:41Rajoni TEMA

Përkeqësimi i situatës së infektimeve me variantin Delta të Covid-19, si dhe rritja edhe e numrit të vdekjeve në Kosovë edhe Shqipëri, nuk ka frenuar fluksin e qytetarëve të Kosovës për të vizituar Shqipërinë.

Edhe të shtunën në mëngjes, në Morinë pati fluks të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve me destinacion bregdetin shqiptar. Tashmë jo për pushime të gjata, por për një fundjavë.

Të pyetur për rritjen e rasteve dhe frikën e përhapjes së infektimeve me Covid-19 nga prania e Deltës, ata thonë se nuk kanë frikë për shkak edhe të vaksinimit.

Krahasuar me sezonin e kaluar, numri turistëve kosovarë që kaluan dhe vijojnë të vijnë për pushime në bregdet është shumë i madh, përshirë këtu edhe të turistëve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbia.

1 komente në “Korona nuk i tremb shqiptarët e Kosovës”

  1. Covidi says:

    Shqipetaret e Shqiperise duhet me u frikesu.

    Po cpyet per ca grosh rezikojne dhe shendetin.
    Pa teste me dyer shqyer

    Ata te Kosoves nuk kane perse. Ata e kane virusin mes vedi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje