Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.
Gashi tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19. “Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.
Burime brenda spitalit të Gjakovës, thanë se para disa ditësh ka ndërruar jetë edhe babai i saj si pasojë e koronavirusit.