Mbërrin në Kosovë grupi i parë i afganëve

29 Gusht 2021, 20:58Rajoni TEMA

Mbrëmjen e së dielës ka mbërritur në Kosovë grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani të larguar nga vendi pas marrjes së kontrollit nga ana e talebanëve.

Avioni ushtarak amerikan i Forcave Ajrore u ul në aeroportin e Prishtinës rreth orës 20:00.

Afganët u pritën në aeroport nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett.

Afganët do të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj. Nga aeroporti do të transportohen me autobusë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje