Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të të shtruarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së nga data 31 gusht 2021 pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.
Hapësirat e ambulancave do të shërbejnë për shtrimin e pacientëve me COVID-19.
“Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.
ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në të njëjtën kohë ShKUK apelon qytetarët që të vaksionohen dhe t’i respektojnë masat anti-Covid.