VIDEO: Pas divorcit nga gruaja, ministri argëtohet në lokalet e natës

30 Gusht 2021, 09:14Lifestyle TEMA

Së shtypin anglez janë publikuar pamjet e ministrit britanik Michael Gove, që po feston në një lokal nate në Skoci.

Video amatore është bërë virale në rrjete sociale dhe mediat online.

54-vjeçari, i cili së fundmi është divorcuar nga bashkëshortja, shihet duke vallëzuar nën ritmet e një kënge që mesa duket e preferon.

Mediat britanike raportojnë se Michael Gove hyri në lokalin e natës rreth orës 01:15. Disa prej klientëve nuk e njohën se kush ishte, ndërsa të tjerë nxituan të bënin foto me ministrin dhe deputetin.

Këto pamje vijnë në një moment kur Gove po përflitet për t’u bërë ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Por disa media angleze raportojnë se kryeministri Boris Johnson nuk e ka vendosur plotësisht nëse Michael Gove do t’i besohet ky post.

1 komente në “VIDEO: Pas divorcit nga gruaja, ministri argëtohet në lokalet e natës”

  1. Asht tue festue Divorcin .
    Kush s’u divorsue dhe s’u gzue ??
    Jeten me fillu me e shijue ,
    kujt s’po ja don loqka ate liri,
    me e knoq boqejfin vet si don ti !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje