DASH thirrje Albin Kurtit dhe Serbisë: Palët të respektojnë angazhimet e marra më 4 shtator

3 Shtator 2021, 10:09Rajoni TEMA

Në prag të marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruan në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që gjithçka e nënshkruar një vit më parë të respektohet.

Në një përgjigje për Klankosova.tv,nga ky departament thuhet se SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë.

“Ne jemi duke vazhduar punën me Kosovë dhe Serbinë për zbatimin e angazhimeve që kanë marrë në mbështetje të qëllimit për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta mbështetur punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me bazë njohjen reciproke e cila vendos themelet për bashkëpunim dhe mirëqenie afatgjatë”, është shprehur zëdhënësi i DASH, Ned Rice.

“Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe nxisim palët që të riangazhohen në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të trajtuar çështje politike dhe teknike”.

“Shpresojmë që partnerët tanë do të respektojnë me mirëbesim angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar. Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët për të prioritizuar përpjekjet për të ndërtuar besim politike përmes pjesëmarrjen serioze dhe të domosdoshme në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE”.

Një pikë e marrëveshjes së arritur një vit më parë, nënshkruar nga Avdullah Hoti si kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ndërmjetësuar nga Donald Trump që ishte President i SHBA-së është ajo e moratoriumit sa i përket njohje-çnjohjeve.

DASH fton të dyja palët që të jenë të kujdesshme në pika të tilla.

“Ne gjithashtu nxisim Kosovën dhe Serbinë që ta rrisin bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, sikurse rimëkëmbja lidhur me pandeminë dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Në mënyrë që të mbështetet dhe të ketë suksese dialogu dhe përpjekjet tjera, në inkurajojmë të dyja palët që të ruajnë moratoriumet e tyre në çështjen e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike”.

1 komente në “DASH thirrje Albin Kurtit dhe Serbisë: Palët të respektojnë angazhimet e marra më 4 shtator”

  1. Me dhimbje says:

    Albini hiqet “si kerrici para gomarit”, por e verteta eshte se ai ben politiken e serbit. Ai kete sjellje ndaj Amerikes e ka thjeshte per kamuflazh, per te fshehur qellimin e vertete qe eshte sabotimi i bisedimeve. Sabotimi i bisedimeve dhe shtyrja e tyre deri ne kohe me te mira, per Serbine, eshte strategjia e Vuciqit. Kurti puon pikerisht per kete. Ai dhe ne kohen kur thoshte se donte “reciprocitetin”, si kusht qe te bisedonte me Vuciqin, ashtu edhe sot kur shkel marreveshjen e Vashingtonit, thjeshte dhe qarte i sherben Serbise qe bisedimet te sabotohen dhe pergjegjesine ta mbaje pala shqiptare.
    Albini ndryshon qendrimet, por kursesi qellimin. Keshtu ai e hodhi poshte “reciprocitetin” e tij dhe kaloi ne “bisedimet nuk kane alternative”, por ne praktike ai del kunder Amerikes. Ai shfrytezon detaje “patriotike” per te fuqizuar maqinerine armiqesore te Serbise, per te na bere ne fajtor…
    Ai fillimisht doli kunder Marreveshjes se Vashingtonit, por me vone e perkrahu perseri ate. Eshte interesante te theksohet se ne marreveshjen e Vashingtonit, Vuciqi me qellim apo nga injoranca, “njohu” Kosoven si shtet. Ne marreveshjen e arritur me Ameriken, Vuciqi ra dakort qe Kosova te hapte Ambasaden e saj ne Izrael. Vetem shtetet kane te drejte te hapin ambasada ne shtete te tjera. Pra me kete Vuciqi pranoi se Kosova ishte shtet…Kete detaj e theksoi edhe ambasadori izralelit ne Serbi, kur u pyet se si ka mundesi qe Izraeli njohu Kosoven, kur Izraeli eshte mik I math i Serbise. Pergjigja e ambasadorit ishte pikerisht kjo e vertete se “ishte Vuciqi qe njohu Kosoven ne Vashington”….
    Kjo arritje e politikes amerikane qe fillimisht u hodh poshte nga Albini sapo mori pushtetin, i sherbeu Amerikes per ti thene Kurtit se pse ti je kunder marreveshjes kur Vuciqi “indirect” njohu Kosoven si shtet. Pse ti nuk na le te ecim ne kete rruge dhe ta detyrojme Serbine te nenshkruaje marreveshjen me Kosoven….Kurti u temb nga kjo e vertete dhe ndryshoi qendrim. Ai tha se do e njihte marreveshjen….
    Sidoqofte, Kurti ndryshoi qendrim, por jo qellimin qe eshte sabotimi I bisedimeve si politike konstante e Serbise. Prandaj ai e thyen ate ne detaje, sic eshte edhe moratoriumi i perkohshem…Ai duke thyer kete marreveshje indirect nuk eshte me mrreveshjen, pra me njohjen e Kosoves nga ana e Serbise…Ai eshte kunder Amerikes dhe Evropes qe kerkojne te arrihet marreveshja me “njohje reciproke”…
    Eshte pikerisht kjo e vertete qe Dash, po i terheq prape veshin Albinit si person qe saboton politiken Amerikane te detyrimit te Serbise te njohi Kosoven.
    Albini si gjitmone shet fjalet “patriotike” ne syte e popullit shqiptar, per te sabotuar qellimin e Amerikes. Mbeshtetesit e tij injorante, jane shume te gezuar me kete politike sepse “fjalet i merr era”. Atyre u pelqen kur Kurti I tregon Vuciqit historine dhe harrojne se kjo menyre e te berit politike, eshte thjeshte largim nga pergjegjesia per Kosoven dhe shqiptarizmen. Sabotimi i politikes Amerikano-Evropiane, eshte sherbimi me i mire qe i behet Vuciqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje