Sërish shifra në rritje të të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Autoritetet shëndetëosre raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.894 raste të reja nga 14.284 testime.
Gjithashtu bëhet e ditur se 22 persona kanë humbur betejën me virusin. Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.
Në total numri i rasteve aktive është 27.404. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës. Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.