“BE-ja pa qëndrim të qartë për nismën Ballkani i Hapur”

31 Gusht 2021, 16:26Rajoni TEMA

Në Bashkimin Evropian nuk ka një qëndrim të qartë lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”, iniciativë që ka nxitur reagime të ndryshme jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në qarqet ndërkombëtare.

Në bllokun evropian, në njërën anë mbështesin çdo nismë që ndikon në rritjen e bashkëpunimit evropian, por në anën tjetër këtë nismë e shohin si dyfishim të disa proceseve, të cilat tashmë janë në vazhdim e sipër.

Nisma e përbashkët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nuk po përkrahet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Në Bruksel thonë se bashkëpunimi rajonal jo vetëm që është i mirëpritur, por është edhe kusht për vendet e rajonit në procesin e integrimit të tyre në BE, që del edhe si detyrim nga Procesi i Stabilizim Asociimit.

Problemi me nismën “Ballkani i Hapur”, sipas disa bashkëbiseduesve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel është fakti që kjo nismë nuk ka siguruar një gjithëpërfshirje rajonale. Në anën tjetër, në të janë të përfshira nisma si “kolektiviteti rajonal” dhe tregu i përbashkët, për të cilat ishte punuar në BE edhe në kuadër të Procesit të Berlinit.

Edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është cituar të ketë thënë se kjo nismë “është një konkurrencë e pashëndetshme” për procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Mbështetja në parim për “secilën nismë që rrit bashkëpunimin rajonal” nga ana e BE-së, por edhe disa shteteve anëtare, është kuptuar dhe përdorur nga mbështetësit e nismës “Ballkani i Hapur” si mbështetje direkte për këtë iniciativë. Por, në BE thonë se “një mbështetje të tillë direkte nuk ka pasur” dhe se në disa qarqe evropiane ka rezerva ndaj kësaj nisme.

Edhe vetë Procesi i Berlinit –një nismë e Gjermanisë e mbështetur nga disa shtete të rëndësishme të BE-së – ndonëse ka pasur për qëllim që t’iu ndihmojë vendeve të rajonit që të zhvillohen dhe në këtë mënyrë të përgatiten për integrimin në BE në të ardhmen, nuk është një nismë që është përfshirë në kornizat e BE-së.

Pikërisht në Procesin e Berlinit, të gjitha shtetet e rajonit trajtohen në mënyrë të njëjtë, përshirë edhe Kosovën. Një gjë e tillë nuk ndodh nga ana e BE-së për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete anëtare të bllokut evropian.

Në selinë e BE-së në Bruksel rikujtojnë se tashmë ekziston Marrëveshja për tregti të lirë (CEFTA), marrëveshje për integrimin tregtar rajonal. Pastaj është edhe Këshilli i bashkëpunimit rajonal me seli në Sarajevë, Komuniteti i transportit rajonal me seli në Beograd dhe disa nisma të tjera që mbështeten nga BE-ja.

“Do të duhej të ketë më shumë vullnet, gatishmëri dhe guxim politik për zbatimin e agjendave ekzistuese”, thonë burimet diplomatike në Bruksel, më shumë sesa, siç i quajnë ata, “nismat të cilat mund të shkaktojnë ndasi të reja”.

Por, në pyetjet direkte drejtuar BE-së se a është për apo kundër nismës “Ballkani i Hapur”, vazhdimisht përgjigjen se “kuptojnë dëshirën për të lëvizur përpara në bashkëpunimin rajonal, por është e domosdoshme të ketë një proces ku përfshihet i gjithë Ballkani Perëndimor”.

Siç thonë në Bruksel, qëllimi kryesor i BE-së është “krijimi i tregut të përbashkët rajonal, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, që ishte obligim politikë nga samiti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit në Sofje”.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Në këtë nismë, që është thënë se do të kontribuojë në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Më 29 korrik 2021, kur iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte zotuar se do të bëhej pjesë e “mini-Shengenit”./ REL

8 komente në ““BE-ja pa qëndrim të qartë për nismën Ballkani i Hapur””

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Sigurisht qe i derguari i posacem do thote qe eshte nje konkurence e pashendetshme. Sepse nga vendi qe eshte ai, por te zbatohet “Ballkani Hapur” te gjitha vendet si Polonia, Cekia, Bullgaria, Rumania, Hungaria humbasin vleren e tregut Evropjan dhe behen te paperfillshme.. Zbatoni “Ballkanin e Hapur” dhe gjithe vemendja ekonomike do kthehet ne rrajonin tone..

  2. Bardha says:

    Kush e ka bere kete artikull sallat me pordhe e piper,sipas ketije qe shkruan ka citua nje roje porte dhe nje pastruse tek godina bashkimit euvropian sepse jane kundra koqovaret

  3. God-less Commies ne Tema says:

    ahahahahahahah, ..lol
    =
    po pse duhet qe BE te jape mendim per BALKANIN sipas Liderit Global….lol

    =ahahhahahahahhahahaa……

  4. Bubuzhel Berati says:

    VAZHDONI PERPARA ME MINISCHENGEN LERENI KRAHINEN E KOSOVES DHE BOSNJEN KU ESHTE LE TE QENDROJNE TE IZOLUAR

    1. ben. says:

      Po mire more rilindas, jane ca gjera qe jane te thjeshta.
      Nese 3=3 , nuk mund te dalesh ti e te thuash se 3 nga krahu I majte ka me shume vlere se 3 nga krahu I djathte.
      E thene pak thjeshte 3 jane vendet qe e perkrahin nismen e sorosit ballkani I hapur, dhe 3 jane vendet qe nuk e perkrahin. Qe te funskionoje duhet ose te gjitha vendet te jene dakort ose duhet te pushtohen vendet qe nuk jane dakort , se zgjidhje tjeter nuk ka ,o delenxhi rilindjeje, qe cfardo cmemdurie , legenizmi , antishqiptarizmi te beje kryetari juaj ju si bageti jeni dakort. Jeni kaq te mbaruar sa mund te dali legeni I gjate dhe te thote qe 1+1 bejne 3 dhe ju hordhia idote e delenxhinjve te rilindjes do beni be e rufe se shkenca e ka pasur gabim. Ja kaq llum e te mbaruar jeni ju , keni frike te vendosni trurin ne fuksionim.
      Nejse budallalleku eshte e vetmja semundje qe te lehteson jeten.

  5. Pristianum says:

    Nga Tregu i Perbashket Rajonal, inicue nga procesi i Berlinit, per 6 shtetet e ballkanit perendimor, mes tyne edhe Shteti i Kosoves, i trajtuem si Shtet nga Procesi Berlinit, dhe pajtue ne parim edhe nga 6-ja e ballkanit ne samitin e fundit ne Sofie, per TPR, … Treshja ballkanike dalin me iniciativ alternative, ne fillim me Minishengen, pa konsultim me shtetet tjera te ballkanit perendimor, as dakordim e as konsesuz me ta per kete iniciativ jashte kornizave te BE-s, dhe me pas me Open Balkan, qe ngjane ma shume me Open MiniWestBalkan dhe aspak gjitheperfshires apo vetem gjysem rajonal. Kjo sjellje aspak fqinjsore kallzon munges respekti per treshen refuzuese si Kosove, MZ dhe B&H, edhe synue me i pru ata para faktit t’kryem. Teper naive dhe mendjelehtesi e Tiranes por edhe Shkupit.
    Nga Berlini treshja e ” favshme ” mbarte integrimin rajonal ne Beograd.
    Shqipnia e pranon pozicionin politik Serb te mos njohjes se Kosoves, tue i dhane legjitimitet Mosnjohjes Serbe edhe nga Tirana dhe rehabilitimin e Serbise ne Republiken e Shqipnise.
    Si ka mundesi qe Tirana i hap nji dere presidenti Serb per tiu shmang njohjes se Kosoves ne procesin e Berlinit, tashme vec te dakorduem ne Sofie?!!!
    Si ka mundesi qe edhe ne BE qenkan mendje mbyllun sikurse KM Kosoves & kosovaret, dhe nuk po e kuptojne vizionin e shkelqesise se tij E. Rama??!!!!
    Nga Serbia vijne deklarata se Rama po perdoret nga Vucic. Keto deklarata nuk vijne nga dosido, por, nga personalitete te respektueme dhe kredibil ne tane ballkanin por edhe n’Europe.
    E kam komentuar edhe ma heret, se ky OB asht nji lindje e vdekun, por Unifikimi politik i Tiranes me Beogradit, ne kete rast qartsisht kunder Kosoves, do mbetet turpi i Shqipnise, Turpi i Shekullit.

  6. Lani says:

    A mund te na sqaroje kush se cili eshte dallimi midis procesit te Berlinit dhe Ballkanit te Hapur?
    Cfare nuk shkon tek i pari qe formohet ky i dyti?
    U bene si shume keto marreveshjet e nuk po i ndjekim dot. Ndoshta vertet ka ndonje pozitivitet tek kjo e reja por te na e shpjegoje ndokush po mundi.

  7. ermiri says:

    Qendrimi i BE eshte qendrim prostitutash, per cfar gjithperfshirje flitet kur shtete te BE nuk e njohin Kosoven dhe skane nder mend te meren me integrimin e Ballkanit ne BE prandaj bejne te kunderten duke e percare Ballkanin. Cfar fuqie ka BE kur vete eshte e percare ne menyre skandaloze, ne BE njer i bie gozhdes tjetri patkoit dhe e ardhmja e saj e sigurt eshte prishja e saje, shikoni Angline qe doli sa mire po ecen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje