SHBA armatos Kosovën

30 Gusht 2021, 19:35Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës armatosin Kosovën. 55 automjete ushtarake i janë dhuruar Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve, presidentja Vjosa Osmani, shprehu mirënjohjen ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, dhe diplomatëve të SHBA-së në Prishtinë.

“Si Komandante Supreme e kësaj Force jam tepër e lumtur që së bashku me ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës po e shohim që po jetësohet ëndrra jonë e përbashkët që ushtria e vendit tonë të krijojë kapacitete operacionale të përafërta me aleatët tanë dhe të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes duke marrë edhe vlerësimin e tyre të vazhdueshme”, tha Osmani.

Angazhimet e presidentes nuk përfunduan me kaq. Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vendosën kurora me lule pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Të dy krerët e shtetit të Kosovës premtuan se zbardhja e fatit të 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit do të jetë kryefjalë e çdo takimi me palën serbe.

“Fati i tyre bëhet edhe shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, një shteti që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e që fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe nga krimet që ka kryer ndaj popullit tonë, por duke ditur që të zhdukurit me dhunë janë plaga jonë më e thellë, janë ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës”, u shpreh Osmani.

“Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe unë bëj thirrje që në të gjitha tryezat e ndryshme që organizohen në arenën ndërkombëtare nga Serbia pikësëpari të kërkohet hapja e arkivave”, shtoi Albin Kurti.

Për të shënuar këtë ditë, në Prishtinë u organizua dhe një marshim

12 komente në “SHBA armatos Kosovën”

  1. Dardania XXI says:

    Domethene Kosova nuk qenka e izoluar. Perkundrazi po ndihmohet nga SHBA – ja.
    Bravo SHBA bravo Kosova
    ?? ❤ ??

  2. Illyrian says:

    Armatosen Talibanet me 85 billion USD armatime, dhe kosoven po e “armatosin” me 55 makina.

    1. Po edhe me afganet ne nje dite SHBA kane dorezuar – pranuar armatime ne 85 mlr $.

  3. Ilir says:

    Hapja e arkivave, dtth pranim i fajit nga Serbia.

  4. taso kume says:

    Ballistet thone qe KOSOVA eshte e izoluar,dhe me pelqen me shume shprehja ,kryefjala jone eshte te zhdukurit qe po ta mbajne do thyejn mitin e krimineleve te SERBISE ne aspektin nderkombetare, eshte e njejti hamanet si per AMERIKANET qe kerkojne kriminelet e vellezerve Bytyçi te vrare nga makina kriminale SERBE.

  5. dreni says:

    Po lopes Osmani do ti japin ndonje gomar….

    1. Bessa says:

      Dren muti ka folur

  6. Pensionist pa pension says:

    Keta te dy po bejne nje ceremoni madheshtore, se ngaqe jane te izoluar, festojne brenda shtepise.
    Kur foli Albini ishte kthyer me fytyre nga Shqiperia, jo nga Serbija se nuk ua mban.
    Nga USA merrte pjese komandanti i makinave, dhe dy mekanik.

  7. UP says:

    55 Hummers qe kur te vijne serbet tua hipin e tja mbathin !
    Ku jane tanket, topat, helikopteret , radaret raketat ?
    Maskerade kot

  8. erandi says:

    Anti amerikanet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti i ndimon Amerika….!! . O derra Amerika ju dha lirine se sot e perjete do te ishit nen thundren e Serbise por ju jeni derra te pa gdhendur….. Mosmirenjohes…

  9. Pristianum says:

    @ Erand KRYEDERRI,
    Kosova ka luftue per lirine e vet dhe pa ndihmen e amerikes nuk ish clirue.
    Sikurse qe Franca nuk ish cliru prej Gjermanise Naziste, pa Amerikanet
    Sikurse Korea e Jugut nga invazioni komunisto-kinez pa luften e amerikaneve.
    Sikurse qe Shqipnia, se paku nja tre here ne kto 30 vitet e fundit do ishte shperba, nga vet Ju, por fal ambasades nuk ka ndodhe.
    Sikurse akoma n’Kuvend do kishit numer t’pafund t’vrasesve ordiner dhe kryekriminel me dosje n’Europe,
    Sikurse pa amerikanet ky veting ne drejtesi kish me kone nji film science fiction, o idiot.
    Vendi kanabisit u bo me dhone Mend.
    Hajde nji kange Rroka mandolinen kallashnikov Pucaj

    1. prishtinas says:

      Ti katunar
      mos haj bar
      si Sali Berrisha
      ai shoku yt zagar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje