Nga Enver Robelli
Më 9 janar, kur Republika Serbe shënon ditën e themelimit, Kroacia dërgon diplomatë. Ndonëse shënimi i kësaj date nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës është shpallur antikushtetues.
Millanoviq, dikur socialdemokrat, po shndërrohet gjithnjë e më shumë një politikan agresiv, përçarës dhe përkrahës i nacionalistëve serbë në Bosnjë të prirë nga Millorad Dodiku.
Së fundi Millanoviq i ka pritur në kabinet disa kroatë të dënuar për krime të luftës në Hagë dhe ka deklaruar se nuk i pranon vendimet e gjykatës së OKB-së. Këtë e thotë presidenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian.
Millanoviq ia ka kthyer dekoratat Branimir Gllavashit, i cili akuzohet për krime të luftës në Osijek dhe rrethinë.
Deklarata e Millanoviqit se shteti qytetar në Bosnjë është ëndërr e largët dhe e bukur, por “së pari duhet sapuni, pastaj parfumi”, është konsideruar si fyerje e rëndë e popullit boshnjak, duke aluduar se është i papastër dhe i duhet sapuni.
E pabesueshme se në çfarë niveli ka rënë politika në pallatin presidencial në Zagreb, ky ku para disa vitesh presidentë ishin Stipe Mesiqi dhe Ivo Josipoviqi.
Kete shkrim mund ta kuptoje vetem Robi.Keta kroatet qe jane denuar per krime ndaj kujt i kane bere krimet?
Po ate ambasadori kroat ne Prishtine pse nuk e interviston?
Se ça te themi ne per presidnetin kroat? Keta kane ikur nga fiqiri.
Po nje interviste, me ambasadorin kroat ndoshta do
qartesonte gjerat.
KROATET : miqte tane kane vende te trete o te katert pas nazisteve GJERMANE fashisteve ITALIANE qe emigruan ne AMERIKE LATINE per tu shmangur denimeve per krime lufte, para luftes se BOSNJES rane dakorte me Millosheviçin te ndanin BOSNJEN NDERMJET SERBISE dhe KROACISE ,pse habiteni me çetniket e rinje per mbeshtetjen qe i japin DODIKUT perfaqsusit SERBEVE TE BOSNJES.