Kamala Harris telefonon Vjosa Osmanin: Thellësisht mirënjohëse për mikpritjen e afganëve

3 Shtator 2021, 19:39Rajoni TEMA

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.

“…Zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë.

Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës.”, njofton Zyra e Shtypit të Presidencës së Kosovës.

Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede. Me këtë rast, presidentja Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i Kosovës në procesin e konsolidimit të shtetësisë.

 “Palët diskutuan dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Presidentja Osmani tha që një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë.

Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonies nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.

Në këtë shkëmbim të parë ndërmjet të dy lidereve, presidentja Osmani shfrytëzoi rastin që edhe njëherë ta urojë zv. presidenten Harris për emërimin në pozitën e dytë më të lartë shtetërore. Ajo theksoi se fitorja e ekipit Biden-Harris nuk është një fitore vetëm për Amerikën, por për gjithë botën demokratike. Tutje, ajo theksoi se emërimi i znj. Harris si zëvendëspresidente e parë grua e SHBA-ve, si dhe shembulli i dhënë prej saj, do të mbeten të shënuara si moment lavdie në historinë tonë moderne. Puna dhe angazhimi i saj, sipas Presidentes Osmani shërbejnë si inspirim dhe për shumë gra e vajza lidere të së ardhmes anë e mbanë botës.

Presidentja Osmani e ftoi zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

4 komente në “Kamala Harris telefonon Vjosa Osmanin: Thellësisht mirënjohëse për mikpritjen e afganëve”

  1. Elbasani says:

    Ku jeni o argat e serbis a e shifni se kush kumnikon me ameriken vjosa dhe albini tani do ta shifni kush esht pro amerika dhe kush esht ruso serb ruso serb esht kristaq rama kure pro amerikan esht salhi berisha vjosa osmani dhe albin kurti

  2. Eagles says:

    O elbasani e ke fshire bythen me gjethe fiku prandaj flet keshtu

  3. Idjoti says:

    Nuk lexova qe Kamala te thote ndonje fjale te mire per vjosen apo Kurtin. Ajo shpreh falenderimin per pritje e avganasve dhe i shmanget falenderimin nga ana e saj te Qeverise se Kurtit. E kunderta eshte me Vjosen qe mundohet te bej lajka…Nderi do ja donte qe edhe Kamala te falenderoje Qeverine…Ajo flet per dashurine midis dy popujve dhe vendeve duke shmangur qeverine e Kosoves…Eshte turp per ty injorant qe ne mesazhin e Kamales, lexon Kurtin pro politikes amerikane…

    1. Pristianum says:

      @idjotit
      Zv Presidentja SHBA e therret ne telefon Presidenten e Kosoves, e falenderon Kosoven per strehim te afganeve, sepse Kosova po i strehon, nji proces i perfshim nga t’gjitha Institucionet shtetnore, n’kordinim te plote n’mes vedi, dhe n’perputhje edhe me ligjin, per dallim nga Shqipnia ku E. Rama po i strehon. sipas tekeve te Rames, nji shtet i degradum ne Feud te sundimtarin. Per hir t’vertetes historikisht Shqipnia ka nji tradit te tille, shtet n’frymen feudaliste. Kjo ka shume randesi, a po i strehon shteti apo sundimtari ne feudin e tij. Prandaj ne kete rast falenderimi asht per Kosoven, kurse ne rast te thirrjes telefonike ne Shqipni, nese ka me pas, besoj qe falenderimi asht vetem per Ramen. Dallim substancial asht kjo, normalisht per ata qe kane aftesi me kuptu, ktu nuk bohet fjale per trushperlamet.
      Pastaj zv Presidentja Haris e falenderon per ndarjen e medaljes per t’birin e Presidentit Biden, Bou Biden, dhe sipas gjykimit tande prej servilit kjo i bjen qe zv Presidentja Haris po i lajkatohet Presidentit Biden, e jo nji sjellje Institucionale ndaj nji aktit zyrtar, dhe n’fund dakordohen qe te takohen sa ma shpejte edhe personalisht.
      Kosova shtet qe po funksionon mbi disa parime baze te shteteve civilizuese ne shek 21, ne frymen e demokracise, shtetit ligjore, funksionimit Institucional dhe poashtu partneriteve te sinqerte per dallim nga Palaqo politika e Hajgaregjive ballkanik dhe mendjecekeve t’Shqipnise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje