E trishtë, 28-vjeçarja shtatzënë nga Kosova ndërron jetë nga COVID

4 Shtator 2021, 10:15Rajoni TEMA

Një 28-vjeçare shtatzënë nga Vushtrria ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi.

Për ndarjen e saj nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët.

‘Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare. Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.

Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli. Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.

Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!  Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.  Me dhimbje te thelle, Familja Selaci dhe Hasani.’- shkruajnë familjarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje