Ekspertët: Vala e 4-t e Covid në Shqipëri, në mes të saj

4 Shtator 2021, 20:40Sociale TEMA

Vala e 4 e Covid është në mes të saj. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, tashmë pritet që të kemi një ulje të kurbës së infektimeve në Shqipëri:

“Kjo valë është në gjysmën e saj dhe presim rënie. A do ndodhë gjë në Dhjetor-Janar kjo është pikëpyetjë pasi po dalin edhe variantet e reja”.

Duke bërë një krahasim me pikun e valës së tretë në Shqipëri në muajin Shkurt, Alimehmeti thotë se situata është shumë më mirë, pasi ka ulje të numrit të rasteve të rënda dhe fataliteteve, ndonëse numri i rasteve të reja është e njëjtë me periudhën e shkurtit:

“Ne sot që po flasim kemi incidencë 310 për 100 mijë banorë, por numri i humbjeve të jetëve dhe rasteve të rënda mbetet e sheshtë. Humbjet e jetës janë mesatare javore janë 2-3, në Shkurt ishte 15-20. 

Të gjitha të dhënat flasin për raste të reja, por të rëndat janë të ulëta. Kjo vjen nga imuniteti natyror dhe vaksinor. Fakti që e nisëm nga më të vjetrit dhe një pjesë është evituar nga vaksina”.

Alimehmeti thotë se personat që e kanë kaluar Covid kanë mbrojtje më të madhe nga infeksioni. Sipas tij, fokusi i vaksinimit duhet të jenë personat që nuk e kanë kaluar Covid dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese:

“Nuk bën sens të jetë me detyrim vaksinimi i personave që e kanë kaluar. Mund të diskutohet për personat e veçantë me sëmundje autoimune që nuk ngrejnë përgjigjën për ata me sëmundje, më të vjetrit për disa kategori”.

Për të rritur mbulesën vaksinale në vend dhe për të shmangur format e rënda të Covid e fatalitetet, autoritetet në Shqipëri e kanë cilësuar Shtatorin, muaj të hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen kundër koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje