Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, gjatë javës që lamë pas 147 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid.
Gjithashtu ka pasur edhe numër të madh të rasteve pozitive. Nga e hëna e deri më dje në Kosovë janë shënuar gjithsejtë 8 mijë e 547 raste të reja me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, nga ky virus janë prekur 151 mijë e 279 persona, prej të cilëve 2 mijë e 606 kanë humbur jetën.
Vetëm dje në vend janë shënuar 1 mijë e 278 raste pozitive dhe 21 raste fatale. Raste aktive në vend janë 26 mijë e 534.
Krerët e institucioneve por edhe qytetarë vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim në mënyrë që të mbrojmë shëndetin nga ky virus.