Shuhet në moshën 39-vjeçare këngëtarja e muzikës Pop

5 Shtator 2021, 21:58Lifestyle TEMA

Sarah Harding, këngëtarja e grupit të Pop-it Girls Aloud, humbi betejën me kancerin e gjirit. Ajo ishte vetëm 39 vjeçe dhe ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele.

Këngëtarja zbuloi në Gusht të 2020s se ishte diagnostikuar me kancer, që ishte shpërndarë në pjesë të tjera të trupit. Lajmin e vdekjes e dha nëna e 39-vjeçares, e cila në një postim në Instagram e përshkruajti të bijën “një yll të bukur të shndritshëm”.

“Me hidhërim të thellë ndaj me ju sot lajmin se vajza ime e bukur Sarah ka ndërruar jetë. Shumë prej jush e dinë betejën e Sarah-s me kancerin dhe se ajo luftoi fort deri në ditën e fundit. Ajo u shua në paqe këtë mëngjes. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj përgjatë këtij viti. Do të thoshte shumë për Sarah-n dhe i dha forcë e kurajë. E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme, ajo ishte një yll i shndritshëm dhe shpresoj që pikërisht kështu të mbahet mend”, shkruajti e ëma e këngëtares së ndjerë.

3 komente në “Shuhet në moshën 39-vjeçare këngëtarja e muzikës Pop”

  1. U prehte ne Paqe Kengetarja e fameshme .
    (nuk e kuptoj perse neglizhojne femrat dhe nuk shkojne te bejne mamografine ,pa qen fare semure
    kujdesi duhet te jet gjithmone .Ja si iken tjetra ne moshen me te bukur )

    1. Olio Saraci says:

      Asnje nuk e di se ku mund te cfaqet semundja e rend , dhe asnje nuk e di se si dhe kur cfaqen dhe kur zhvillohen qelizat kanceroze ne ADN e trupit te njeriut …….sot bere analizat dhe je mire , neser tu zhvilluan qelizat e demshme …….nuk mund te qendrosh neper qendra diagnostike pergjithmone …..nese po , atehere semuresh me rende mesindromen qe ” une jam i semure ” ose ” une nje dite do semurem me semundjen e rende ” …..thjesht kengetarje e famshme dhe e bukur njekohesisht u gjend ne qender te ciklonit ……fati i saj i keq , ske cben , i ka jeta keto ………

  2. Olio Saraci says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje