Nga Spartak Ngjela
Politika amerikane e përshëndeti Bashën për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Por, çfarë ndodhi në këtë proces?
l.
Duket se po jemi në çastin kur shqiptarët do ta shporrin abuzimin e politikës antishqiptare në Tiranë, dhe procesi do të vijojë.
Është koha kur Partia Demokratike po rrëzon tabunë e klanit Berisha në Partinë Demokratike. Dhe po shihet se këtë po e ndërmerr Lulzim Basha, që ka qenë më i zgjedhuri i klanit përfaqësues të tabusë Berisha.
Në fakt, ky është fenomen i njohur: tabunë e rrëzon ai që kërkon të vijë e të udhëheqë klanin e tij si tabu e re. Kurse, klani i tabusë së rrëzuar, ikën bashkë me të.
Tabuja është një krijim i mendjeve primitive, por ekziston ende në kohet e reja te shoqëritë e pazhvilluara, si psikologji klanore. Frojdi na tha se “tabuja formohet nga vektorë që janë me burim të mistershëm”. Por, pasi formohet nën këtë mister, ai është i paprekshëm.
Kurse Enciklopedia Britanike e përcakton tabunë si një “ndalim të fuqishëm mistik për të prekur, për të thënë ose për të bërë diçka kundër dikujt”… Por që adhurohet nga klani i tij, dhe prandaj ka fuqi klanore. Në fakt, mu kështu është ndërtuar edhe politika shqiptare, që nga viti 1925 e deri në ditët e sotme – me fuqinë klanore të një tabuje.
ll.
Në të vërtetë, para dy ditësh, Lulzim Basha goditi tabunë Berisha. Duke goditur Berishën, Basha, në fakt, shkundi politikën shqiptare në një çast që ajo ishte në një gjumë letargjik. Por këtë goditje kundër tabusë Berisha, Basha e bëri me ndihmën e politikës amerikane, e cila ia shpalosi atij të gjitha dokumentet që provojnë aktivitetin kriminal të Sali Berishës kundër Shqipërisë.
Basha mbeti pa frymë, kur zëvendës Sekretari i Shtetit, Philip T. Reeker, ia vuri përpara të gjitha bëmat e makabritetit antishqiptar të Sali Berishës. Pra, politika amerikane këtë herë veproi konkretisht.
Dhe Basha nuk ishte i vetëm në këtë takim, sepse bashkë me të, në këtë ekspozim të Reeker-it, ishin dhe dy deputetë të tjerë që nuk po flasin, por që vetë Basha e tregoi, kur tha: “në takim ishin dhe dy deputetë të tjerë – deputetja Tabaku dhe deputeti Bardhi”.
Dhe, këtë fakt, ai e përmendi me këputjen e lodhjes së tij fizike dhe shpirtërore, që ta jep gjithmonë një ngjarje e tillë.
Po Saliu, e di këtë?
Sigurisht që e di; por ai vijon të bëjë sikur nuk kupton, si të gjithë banditët, dhe mendon të fitojë duke i kujtuar klanit Basha frikën. Por, pafare mundësi trembjeje.
Tani kuptohet se Berisha ka rënë si i rrëzuar në Partinë Demokratike, dhe ngjarjet po shihet se do të precipitojnë në favor të Lulzim Bashës.
lll.
Po pas kësaj, çfarë po ndodh me politikën shqiptare?
Na duhet të theksojmë se pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e prillit të këtij viti, me tiradat apolitike e të përgjumura të Edi Ramës, dhe me kakafoninë vulgare të gazetarisë dhe medias shqiptare në përgjithësi, politika shqiptare kishte hyrë në një gjumë letargjik. Ky lloj gjumi u imponua nga mungesa e aktit politik dhe paqartësia verbit të zgjedhur politik që karakterizon kryeministrin Rama. Rama luan një teatër jodramatik dhe krejt popullor, dhe kjo kishte sjellë gjumin letargjik të politikës shqiptare.
Gjumi letargjik i politikës vjen si pasojë e një kohë politike pa ngjarje dhe zakonisht shkon deri në gjashtë muaj, kurse ky gjumi letargjik aktual i politikës shqiptare, nuk i arriti dot të gjashtë muajt.
Pse?
Sepse Lulzim Basha bëri lëvizje të behtë, dhe rrëzoi nga pushteti Sali Berishën, abuzuesin e dhjetorit të vitit 1990, që, me abuzim kishte pushtuar politikën e djathtë shqiptare. Berisha, pa qenë në lëvizjen e dhjetorit, i mori lëvizjes motivin dhe nuk e la që ajo të bënte aktin kombëtar. E la lëvizjen e dhjetorit vetëm me motiv, por pa akt, sepse dhjetori i vitit 1990 mbeti gjithmonë një motiv pa akt. Të gjithë prisnin aktin, në 30 vjet rresht, dhe ai nuk erdhi asnjëherë.
Akti, në fakt duhej të vinte me eliminimin e Sali Berishës, sepse ky ishte lojtari i qarqeve antishqiptare që kishte pushtuar të djathtën shqiptare dhe kishte marrë peng demokracinë shqiptare.
Por, më në fund, koha erdhi: aktin final e bëri Lulzim Basha, pas tridhjetë vitesh: ai këto ditë përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dhe si pasojë e kësaj, ai në këto çaste po e kalon politikën shqiptare nga potenca në akt. Sepse, historia e demokracisë dhe ajo e zhvillimit shqiptar kishte mbetur vetëm në potencë. Kurse me flakjen e Sali Berishës nga politika e djathtë, pengesa e kalimit të zhvillimit shqiptar nga potenca në akt, tani duket se u kapërcye.
Ky kalim nga potenca në akt, është tezë esenciale e filozofisë së Aristotelit; dhe sipas Aristotelit, kalimi nga potenca në akt, është suksesi i historisë.
Por, a do ta çojë dot Basha deri në fund aktin që ka nisur?
Po Berisha, a mund ta mposhtë Bashën me ndihmën e Beogradit, Moskës dhe Athinës dhe të ringjallë “Tabunë Berisha” në Shqipëri?
lV.
Po, ku konsiston epiqendra e kësaj politike të re të Lulzim Bashës?
Basha para dy ditësh, përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dhe ky tani është fakt. Domethënë kuptohet se Basha e nxori jashtë politikës së djathtë. Dhe sigurisht, sikurse e analizuam edhe më lart, kjo është një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë.
Natyrisht, në historinë politike të Shqipërisë, ky ishte një akt i vonuar, por dihej ama që, ai që do ta kryente këtë akt, vetë do të merrte një vlerë të re në politikën shqiptare.
Berisha ishte kthyer si një tabu e të djathtës shqiptare, dhe një kërcënues i vijueshëm i çdo çasti të progresit shqiptar. E djathta shqiptare asnjëherë nuk e kuptoi se si asaj iu krijua dhe si iu imponua kjo tabu me paprekshmërinë e saj.
Berisha nuk mund të prekej, dhe kjo vinte nga frika që ai vete ua kishte ndërkallur të gjithëve në Partinë Demokratike, me të gjitha mjetet: me vrasje, me shpifje, me trillime kundër familjeve të kundërshtarëve, me çdo mjet amoral. Dhe, pikërisht ky është vetë procesi frikësues i krijimit të tabusë. Por, psikologjia moderne na ka thënë se, kush vret tabunë, bëhet tabu vetë.
Po Saliu, si është bërë tabu?
Edhe ai, pretendoi se vrau tabunë Hoxha, dhe u bë vetë tabu.
Po Basha?
Ky duhet pritur, do jetë një tabu, apo një politikan aktiv dhe i ekuilibruar?
Kjo duhet parë hap pas hapi. Kurse duhet theksuar se, eliminimi i tabusë Berisha, sigurisht që ka sjellë optimizëm politik në Shqipëri, sepse do ndalojë më në fund dorën antishqiptare të të gjithë pushtuesve të tokave shqiptare, që, sipas dokumenteve që ka politika amerikane, është luajtur nga Sali Berisha që në vitin 1991.
Po Basha dhe deputetët që Reeker-i u dorëzoi dokumentet kundër Berishës, do t’ua bëjnë të qartë shqiptarëve aktivitetin kriminal të Sali Berishës?
Të shohim. Por sipas kësaj rrjedhe, nëse Berisha do ta vijojë rezistencën e tij pa sens, kuptohet se do të jetë vetë Basha ai që do t’i bëjë publike këto dokumente.
Keta po e. bejne si Enveri qe i vinte njerin te eleminonte tjetrin, pastaj eleminuesi kthehej ne. viktimen e radhes ne forme stafete.
I tredhuri ( atheos)Ngjela: fajin qe sunitet jane rrace rrumpalle,shkeles dhe moszbatues te ligjit e kane si perhere gjitonet serb,greke e ruse….. gezuar ramazonin!!!
Saliu i mashtroi per 30 vjet amerikanet. Nese do vazhdoje ti mashtroje, nuk kemi cfare te themi, zoti na ruajt nga budallenjte.
Jorida Tabaku eshte dashnorja e LUL Bashes,kurse Bardhi vrasesi qe paguhet nga LUL Basha.Ke te besojme kriminelin apo putanwn?
Po mirë o Taku, cfarë ndodhi? Një mut ndodhi. Asgjë nuk ndodhi.
Berisha është përsëri në kuvend. E presin përfaqësuesit e ngarkuar nga Basha me nderime jashtë parlamentit. Shehu, Paloka, Nora.
Dje Basha u tha përfaqësuesve të kryetarëve: – Berisha e ka vendin e tij këtu, dhe mund të vij në mbledhur të kryesisë të PD-së, sa herë të dojë. Ai është anëtar I këshillit kombëtar të PD.
Ku ishim? Hiç gjëkundi…
Kjo ishte një lojë e pisët e Bashës ndaj SHBA-së.
Dhe patjetër, kur të analizojnë mirë cfarë ka ndodhur, Departamenti I Shtetit do të reagojë. Nëse nuk reagon, do të thotë se ja ruajti bythën Berishës….
Mal Cori ka te deejte.Kjo eshte loje e Sali Berishes bashke me Bashen kundra SHBA. Berisha eshte ne PD,esht deputet i saj,eshte anetar i keshillit,eshte pjesemarres aktiv ne parlament,po çfare ikje eshte kjo? Jo,jo,Berishes deri tani nuk i eshte prekur asnje fije floku.Ai vazhdon t’a hedhin shurren perpjet dhe nuk pyet as trembet nga Amerikanet as nga kundershtaret e tij. Vendimi i Bashes per Berishen ishte nje TESTE, ku Berisha pa me syt e tij, se kush e do dhe kush jo. Ai do hidhet ne sulm kundra tyre.Mafien e ka me vete dhe do pres koka.Kjo eshte permbajtja e vendimit te Bashes.
O avokat ,ne votuesve te ps ,nuk na rruhet fare [email protected] se cfare ndodh mes saliut dhe nxenesit te tij basha. Dosja e lobimit rus nuk jep shume shprese per te djathten.
Ç’fantazi “shkencore” ka ky adoleshent i moshuar! Sa shumë gjëra di nga ato që thuhen lart e poshtë nëpër gazeta, portale e partalle!…
Tabun Berisha Amerika e rrezon per 3 dite.
Te shpall ‘non grata’ disa ministra plehra te PS-se Berisha harrohet.
Por nuk ju intereson sepse preferojn trinomin e krimit Rama-Berisha-Meta per te mbajtur Shqiperin te nenshtruar.
kjo qe po ndodhe ne PD eshte e gjitha nje loje e projektuar nga saliu e luli….per te shpetuar bythen dhe pàsurine e vetmja rruge ishte qe sala te rikthehej ne krye te PD,dhe me gjasme po zihet me lulin ne fund do ta marre prap PD dhe ska se cti bejn me jo amerikanet po as zotrat kucedres SALI.Eshte loje e stisur mjaft mire….po besoj qe nuk kane per tju kalu amerikaneve keto shejtanlleqe.
Me nje fjale: iku muti erdhi kaka. Njeri me breke te shkurtera – tjetri me breke te gjata?!!! Retorike banale prej Ngjelkash – Zagoriote.
Leh Taku leh se je melodioz.
Spartak.! Te dija te mencur,por ne kete analize, je si ncenesi klases pare fillore..Basha me Berishen, jane qe te dy kriminele.Te gjitha aktet i kane bere ne bashkepunim.Por Amerikanet, ju interesonte qe ta hidhnin Bashen kunder Berishes,per momentin..Ata i treguan Bashes, te gjitha te keqiat qe kishte bere..si i shitur te Ruset e te Serbet..Basha eshte po kaqe i koruptuar ,dhe me shume se ai..Por Basha, shume shpejt, nuk mund te qendroje si kryetar i partise demokratike..per dy arsye..E para ai eshte shpallur Non Grada nga Amerikanet; dhe se dyti, krejt lektorati i partise demokratike, do jete kunder Bashes..Amerikanet, do zgjedhin nje lider te ri, per te drejtuar, demokratet,ose PD,do ndahet ne dy pjese..Mos haro qe edhe Amerikanet kane fajet e tyre..Ata bemat e Berizshes dhe Lulit i dinin me kohe, por ju interesonte qe ti kishin kontigjent per cdo te papritur qe do ndodhte ne Shqiperi..
Shkrim interesant. Temat e tabuve, primitivitetit,provincialitet, fisit, katundit, krahines etj jane teper interesante dhe duhet te jene teme per studime e mendime gjithperfshirese ne kete vend ku politike mbizoterohet nga keta njerez jo te qyteteruar
Basha eshte mbishartese ne trungun e kalbur te berishes, keshtu qe jeten do ta kete te shkurter. Amerika ben sikur krasit por me siguri do shkuli kalbesirat.
Po te pakten Astriti-n e paske ndriçuar o avokot.
se ai se paska ditur se çeshte TABU-ja.
Sa I perket tjerave je komplet ne delir.
Basha ne fakt duhej te takohek koke me koke me Filip reeker,keshtu e do protokolli,regulli diplomatik.Ai eshte takuar shume here vetem sipas ketij formati.Atehere pse Basha kete here , kishte ftuar ne biseden dyshe,edhe Tabakun dhe bardhin,sepse e dinte qe me perpara,brendine e bisedes….Basha keto modele i ka praktikuar edhe kur punonte ne UNMIK ne Kosove,pasojat e te cilave sot dihen :-Thaci,Veseli,etj,dhe shume bashkeluftetare te UCK,jane ne burg ,ku dora e fshehte eshte Lul Basha.Tani ai vetem aktron ,madje bukur,si te “pikelluarin”per cka i ndodhi berishes
Loja Basha- Berisha e kupton edhe nje femije.Nuk kuptoj Ngjelen qe i jep vlera Bashes(njeriut pa shtylle kurrizore)Ti japesh Bashes drejtimin e shoqerise eshte njesoj sikur tia japesh nje 10- vjecari……………………………….
Avokat kesaj radhe ke pjerdhur fare. Po si ore i derguari i Amerikes i paska treguar lulit bemat kriminale te berishes, a thua se ky nuk i di!!! eh pike e zeze! Po cfare thua o spartak gomari, cfare thua? A thua se luli erdhi dje nga Amerika ne PD dhe nuk di se cfare ka bere ay bashke me birishen. Ah, po, vetem nese i derguari special i ka dhene fakte se SB ka dashur apo don te asgjesoje fizikisht lulin. Po sikur te ishte kjo hipoteze e fundit, ky do ja kishte mbathur nga syte kembet ne Hollande apo diku gjetke! Jo ore Spartak, kjo eshte nje teater me skenarist SB dhe luli vazhdon rolin e aktorit. SB e kurdisi keshtu vazhdimin e telenoveles, per te rritur unitetin e demokrateve ndaj tij me shprese se mos Amerika terhiqet duke pare forcen “revolucionare” te trimave te PD-se; gje qe amerika e ka bere ne jo pak raste. Keshtu taku, gomar ngele tere jeten.
Amerikanet e bene punen e tyre.Bile shume me teper nga ç’ju takonte.
Tash,ju takon organeve perkatese qe antishqipetarin Salih Berisha,me faktet e panumurta qe dihen,t’a vendosin ne karigen e te akuzuarit dhe drejtesija te veproje e çliruar nga politika.Ky akt duhet kryer sa me shpejt.
Tash duhet te ndihet forca e shtetit dhe e pushtetit.Ne te kundert ka vend ajo shprehja :
Sillu sillu rrumbullak …..
Te gjithe sot e njohim dhe e pranojme tabunë demokratike
“Check and balance”,ekuilibrin dhe kerkesen llogari qe tre pushtetet,ay ligjvenes, juridik dhe egzekutiv kontrollojne dhe i kerkojne llogari njeri,tjetrit duke ruajtur pamvarsine dhe barazine karshi njeri tjetrit.M.gj.a.ne momente te caktuara sejcili nga keto tre pushtete mund te kaloje kufirin e lejuar jo me shume se max.i lejuar.
Pra per momentin aktual shqipetar them se egzekutivi duhet te jete me agresiv,ay mbi te gjitha ka forcen,ka policine,ka ushtrine.S’ka pse banda dhe bandite te caktuar te komanduara nga politiqenër te caktuar te kenë forcë dhe të ushtrojne influenca te ndryshme ne shtet a pushtet.
S’ka demokraci ideale Te paktën deri më sot.
Kryeministri aktual ashtu si parardhesi i tij duhet te tregoje se s’është pa dhëmbë.
Nga momenti qe Basha thote se Berisha eshte pjese e kupoles se drejtimit te PD-s ,farsa e gatuar nga Amerikanet dhe vene ne skene ne menyre te turpeshme,s’do shume mend e kalem.Pretendimi se Z.Reker i ka treguar Bashes bemat e Berishes,jane pa vlere.Ne kete bote degjojme perdite per Sadamer,Gadafer,Bin landesh e shume te tjere qe pasi kane mbaruar misionin ne dobi te Amerikes jane hedhur si limona te shtrydhur.Edhe ky i gjati qe sot gezon perkrahjen e Amerikes,po doli pak kunder interesit te Amerikes e di ku e ka vendin.Mendon Spartaku (jo ai i lashtesis) se Amerika nuk i ka ditur bemat e Saliut te pare e te dyte?Ata i kane te rregjistruara te gjitha por flasin kur u cenohen interesat e tyre.”Denimi” Berishes eshte i bute deri tani,po u soll mire mund ta lere me aq e po vazhdoj me der-dere do ta marr goditjen shume te fuqishme.Tabut qe thote Spartaku jane per konsum,si gjelle bajate.
Lepiu Tak Ngjela lepiu se, Lulzim Basha as ne ferene nuk i ka shkrimet dhe keshillat tuaja “Fantashkence”… Ti enderron nje Post Ministri a Krye-Prokurori per shume vitesh, ndaj ngaqe ste doli gje me Ramen per te te futur ne Qeveri, po i lepihesh Bashes se tredhur nga Berisha qe ne 2004/2005, te cilin Berisha me nje “Podhe” me paramilitaret e Agron Kulicajt e fluturon Bashen dhe perkrahesit e Bashes ne PD.
Kete mos e harro o Avokat asnjehere perpara se te flasesh dhe shkruash. Pa ngordhur Sali Berisha (se si e di … ), ska tjeter ne PD qe ti dale perpara.