Demokratët homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit, mungon Berisha, Basha: Mirënjohja na bashkon

12 Shtator 2021, 11:19Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesit demokratë kanë kujtuar sot ish-deputetin Azem Hajdari, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Demokratët, në shenjë nderimi ndaj figurës së Hajdarit, kanë kryer homazhe në Memorialin e liderit të ‘Lëvizjes Studentore’, ndërsa kanë vendosur edhe kurora me lule.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë mungoi ish-lideri demokrat Sali Berisha. Në mesazhin e tij, Basha shkuan se mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin i bashkon demokratët, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta.

“Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besim Çera.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.

I paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Basha.

 

 

3 komente në “Demokratët homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit, mungon Berisha, Basha: Mirënjohja na bashkon”

  1. dardan says:

    E VRANE NATEN DHE BEJNE SIKUR E QAJNE DITEN…

  2. Fuat Gjoni says:

    E bukur kjo levizja studentore , Azemi mbolli Saliu kori , hajde ti bejm dhe nje permendore se beton kemi boll , dhe njeri luftoi dhe mori betonin tjetri kori sukseset dhe mori partine , drejtimin e Shtetit per gati 20 vjet …….vila ne Girin e Lalzit , para jo me thes po me fugona ……..sa e padrejt eshte jeta …….edhe ne kohen e meparshme beheshin keto , te tjeret udheheqnin luften neper male te tjeret shtrieshin neper shiltera leshi dhe kruanin koqet neper shpella si Veri …..dhe mbas lufte ca sahanlepires piktore i benin ca piktura Verit sikur udhehiqte luften , me cfare ???? E kush e llogariste Enverin , Spiro Moisiu qe Komandaniti i Pergjithshem iushtrise NC , Veri qe vrima e fundit e kavallit ……..dhe me interesante qe pikerisht ata qe luftuan , sakrifikuan , i pushkatoi Veri ……kot nuk thon , sdo force , por do mendje , me force hap kanale dhe germon si rot kari nga mengjesi e deri ne darke , me mendje ben prokopi dhe ben hatane ……..ose si puna e asja barcoletes , kur shkuan dy shoke te prisnin dru , i thot ai qe kish mendje , ti jepi spates dhe pre dru , kurse une do bej oh , oh ,oh ………keshtu dhe Azemi , rot kari Azemi …..njeri pa tru ….dru ne pre ……….e pa Sala qe Az3mi u be i merzitshem , dhe e coj ne xhenem ….i beri dhe nje permendore se beton kemi boll dhe ku ishe ???? Hic gnekundi …

  3. Haaaa lulushi na kenaqi says:

    kriminelet e gjalle rrespektojne toto rinen e vdekur
    O lulushe je shume i vonuar ne llogjike me ty shqiptaret tallin gencin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje