Zbulohet plani i një komediani, për rrëzimin e Bashës dhe Ramës sipas modelit ukrainas

12 Shtator 2021, 11:07Politika TEMA

Aranit Muraçi

Ideja më e fundit është ajo e udhëheqjes nga një politikan që me profesion të jetë komedian, për të larguar fillimisht pesimizmin dhe mërzinë, para se të rikthejë të djathtën shqiptare në pushtet, siç ndodhi në Ukrainë.

Në Ukrainë zgjedhjet e dy viteve më parë i fitoi komediani i njohur, Volodymyr Zelensky. Nga një vend që njihte vetëm tensione dhe konflikte politike, duke u kthyer shpeshherë në një shqetësim ndërkombëtar, nën udhëheqjen e komedianit që e mori pushtetin në moshën 41 vjeç, ukrainasit kanë gjetur më në fund qetësi.

Julian Deda, 41 vjeç, është një ndër komedianët më të njohur në Shqipëri. Ai veç humorit, prej disa vitesh është bërë pjesë zyrtare e strukturave të larta drejtuese të Partisë Demokratike. Kishte ambicje të mëdha për t’u bërë deputet në zgjedhjet e fundit, por pavarësisht propozimit të njerëzve të afërt të Berishës, Basha nuk e mori aq seriozisht.

Si një ndër komedianët më të sukseshëm gjatë 15 viteve të fundit, i orientuar dukshëm në politikë edhe si një adhurues i pakonkurueshëm i liderit historik, ai u bë pjesë e kryesisë së PD-së, si një risi brenda strukturave të reja pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Julian Deda duke shfrytëzuar talentin si humorist dhe si i tillë duke qenë se mbetet mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, është tallur vazhdimisht me politikanët e majtë, duke i fokusuar kritikat pikante politike dhe plot satirë krysisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Nuk dihet se çfarë efekti kanë pasur në elektorat reagimet e tij, ngaqë PD ka pretenduar gjithmonë sa herë që ka humbur pas 2013 kur ra nga pushteti se zgjedhjet janë manipuluar, megjithëse, sipas rezultateve zyrtare PS-ja ka fituar edhe më bindshëm që kur Julian Deda është përfshirë në politikë.

Këto ditë ka mjaftuar përjashtimi i liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për t’i krijuar bindjen komedianit të njohur, se disfatat e njëpasnjëshme të partisë ku ai militon kanë vetëm një emër, atë të kryetarit aktual të Partisë Demokratike: Lulzim Basha.

Pa i hequr asnjë pikë dhe asnjë presje bindjes së liderit historik, i cili pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat pranoi se Lulzim Basha është në partneritet me Edi Ramën, madje u shpreh i bindur se PD-ja nuk fiton kurrë zgjedhje me një kryetar të tillë, Julian Deda përtej seriozitetit të Berishës, tha se e djathta ka sot më tepër se kurrë nevojë për lider të ri.

Dhe kaq ka mjaftuar që në kampin e së djathtës shqiptare të lindë ideja e nevojës së një lideri të ri, i cili mund ta çojë atë drejt suksesit. Shembulli ukrainas shihet si më ideali për t’u ndjekur. Suksesi i papritur i një komediani atje, kur PD-ja e ka një tillë këtu, mund të përsëritet rishtazi si rasti i dytë në Europë, brenda një kohe të shkurtër.

Mbështetësit e afërt të Berishës kanë nisur përpjekje serioze për shkarkimin e Bashës. E vetmja rrugë e mbetur për shkarkimin e Bashës është thirrja e Këshillit të Jashtëzakonshëm Kombëtar përmes mobilizimit të strukturave bazë dhe degëve të partisë. Ajo që i pengon të besuarit e Berishës që të ngrihen dhe t’i marrin drejtimin e partisë Bashës është frika e ndonjë inatosje të mundshme nga SHBA. Por, askush nuk i pengon që të krijojnë një parti të re, me një kryetar të ri. Pas dorëheqjes që dha më 2013, Berisha nuk ka pasur kurrë ndërmend të rikthehet dhe as ka aktualisht pavarësisht ndonjë mesazhi paralajmërues për Bashën.

Ajo çka e ka munduar Berishën prej disa kohësh, i cili në fakt sot po vuan pasojat e gjithçkaje gatoi për 30 vite me duart e tij, është mungesa e një lideri tjetër besnik dhe karizmatik. E djathta  për të gjetur sa më shpejt rrugën e suksesit ka sot ndoshta nevojë të udhëhiqet nga një komedian, sikurse kemi modelin ukrainas. Pse jo? Politika shqiptare ka kohë që krahasohet me një estradë. Jul Deda është një nga komedianët më të ndjekur aktualisht në Shqipëri, si dhe i biri i një prej aktorëve më të mëdhenj të estradës shqiptare.

E djathta në Shqipëri pas pesë humbjeve radhazi kërkon të rigjejë entuziazmin e munguar. E kush tjetër ia siguron këtë veçse udhëheqja e një politikani plot humor, për më tepër kur ai është edhe komedian origjinal. Shqipëria pas një tranzicioni të tejzgjatur, të lodhshëm dhe të stërmundimshëm ka nevojë më tepër se kurrë që të udhëhiqet nga një komedian, i cili do të mund t’i garantojë qetësinë ukrainase, ose të paktën përmes tij, populli të qeshë sadopak me hallet e veta.

Megjithatë sfida mbetet e hapur: A ka një komedian tjetër dhe politikan njëkohësisht sot Shqipëria, që të jetë më i aftë se Julian Deda, për të rrëzuar një herë e më parë Edi Ramën?

35 komente në “Zbulohet plani i një komediani, për rrëzimin e Bashës dhe Ramës sipas modelit ukrainas”

  1. Fajtori.com says:

    Komedian i njohur?
    Ai eshte një zhgarravinë në prapanicën e Ramës. Asgjë tjetër.

  2. Neutrino says:

    Për komedian nuk ja mer njeri Lulit. Kështu që Zhuliani duhet të presë pak.

  3. Cubi says:

    Komedian si doktori nuk në trojet shqiptare

  4. Ky fare “Komediani”ska pike se pari asnje element krahasimi me Komedianin Ukrahinas, qe sot eshte President i Ukrahines. Kush ka lexuar sado pak per Komedianin Ukrahinas, qofte dhe ne Internet qe ka me shumice, te duket Jul Deda sebashku me te atin Zefin dhe gjithe sa ka, qe e mbajne veten per Komediane ne Shqiperi, totalisht LILI-PUTE te Komedise si Art. Ndaj ky Jul Deda me sa ka si vetja ne shtepi e ne shoqeri, i ha M… (te thate ose te njome si ta preferoje) Edi Rames, Sot e Mot… Po ashtu dhe te Majtes moderne Social-Demokrate, qe perfaqsohet sot prej PS.
    ((Nga Tef Palushi prej vorri.))

  5. Shallvaret says:

    Sa mire e ka gjetur, burre shumë i mencur , ku paska qene i fshehur gjer tani ky fare mendimtari ?. Vetem se ka nje problem, qe ky zoteria nuk e ka kapur. Juliani eshte tejet I ngarkuar me raklamen e ilacit te prostates, ku na ka zbukuruar gjithe ekranet e tv. Biles aq i dashur na eshte bere sa themi : erdhi jo juliani por prostata..

  6. aldo says:

    Te shohe punet e veta Juliani.
    Vec per politike nuk ja thote. Fakti qe eshte i perveluar i tiranit Berisha do te thote qe eshte nje zero me bisht.
    Edhe ne humor le per te deshiruar.
    Aq me teper ku bashke me baben e vet duam rrevolucion per te permbysur qeverine.
    Juli hala nuk e di qe qeverite ndryshohen me vote.
    Faleminderit

  7. Patronazhisti says:

    Partia Fashisto – Terroristo – Demokratike, do te behet me te vertet PARTI DEMOKRATIKE, PARTI E SHPRESES, kur asnjë kembe MALOKU, te cilet, sa me te shkolluar te jene, aq me shume MALOKERI tregojnë, nuk do te jete ne udhëheqjen e larte te saj. Kur ZOMBIET me emra te kobshëm Sali, do te jene ne shtepine e tyre te ruajtur me gardiani, ne BURG.

    1. Kopiaci says:

      Ky nuk eshte stili i te shkruarit te “patronazhistit” origjinal. Ti je fake

  8. Juli bythelepires qe u shqep duke blere breke te Armina e brekeve says:

    Aranit ke bere shkrimin me idiot në historine e letrave shqip.
    Gjithe ai shkrim komplimentues per nje hajvan e pjellë kurve si Jul Deda
    Juli thjesht lepin bythen e Xenit 24 ore në dite 365 diten e Vitit.

  9. pesimisti says:

    Ky krriçi i Zefit,ne skene eshte nje komedian serioz ,por ne jeten e perditshme eshte nje karagjoz dinjitoz.

  10. Na ruajt zoti says:

    Dru me pre…

  11. Arberor Epiroti says:

    Jo zoti Aranit nuk mund të jetë PD-ja , bile asnjë parti me komedianë, muzikantë, bejtexhi dhe shakaxhi. Hiqeni nga mendja. Në krye të partive duhet të jene inteligjentë të nivelit të afërt me Ajshtajnin. Fusha e muzikave, etj kanë nevojë të reformohen rrënjësisht, që të shkëputen nga skenat me fjalorë banalë apo të rezervohen kofshëjashtët. Komediani juaj apo ndonjë tjetër së pari duhet të tregojnë që nuk e shesin vendin dhe popullin sepse u a kërkon karrikja e partisë. Të jesh në pushtet duhet të jesh i bindur në ligje, të mos jesh karierist, të mos bësh dhe as ti quash kundërshtarët armiq por partnerë në “luftë” konkuruese për ide, projekte dhe zbatime të gjërave më të mira në të gjitha aspektet e jetës. E pamë dhe po i vuajmë “demokratët” dhe “socialistët” që na kanë drejtuar tridhjet vjet. Me ministra etj. të fushave elektrike, apo profesione të tjera nga postet që janë vendosur pa asnjë kriter të hajrit, por me kriteret e militantizmit, të paaftësive etj.
    Prandaj mos të biem në rrugën tepër anarshiste të këtyre tridhjete viteve fatkeqe. Asnjë vend i ish demokracive popullore nuk patën një tranzicion kaq të gjatë, kaq të pavlerë, kaq pa krye. Dhe këtë tranzicion na e “dhuruan” këta postexhinj pushteti me qumësht në buzë apo të emëruar pa meritë nga dikushët. Këshilloj që të shkruajmë dhe të reagojmë jashtë dirigjimeve, të themi dhe të mbrojmë realitetin dhe jo elozheve ndaj kujtdo sepse kështu bëhemi palë e atyre që na kanë vrarë, vjedhur gjithçka dhe mbi të gjitha demokracinë aq e kërkuar dhe synuar nga ky popull .
    Arbëror Epiroti

  12. pesimisti says:

    Ky krriçi i Zefit,ne skene eshte nje komedian serioz,por ne jeten e perditshme eshte nje karagjoz dinjitoz ?

  13. Ladi says:

    Nuk gjej dot nje shkrim me ironik, theres dhe talles se sa ky per Julian Deden.
    Pergezime autorit

  14. Mihali says:

    Ky eshte vetem nje pordhe e zef Dedes.Sa per humorist qe ben duhet ti gudulisi nga themra
    njezit pa le do qeshin apo jo.

  15. Vuskani says:

    Aranit Muraçi, ti qenke më kar se kari deda. A mundet që sot në kohën ku shkenca nëpërmjet njerëzve të punes ka arritur majat, por jo të një komediani provincial të marrin poste qeveritare. Ky komediani i përzgjedhur që minimumi për të shkruajtur për të, ja paske heq ca lek nga duart. Po këtu do rrijë shqipëria me aktor dhe humor fshati, hajde tutkun që tregove nivelin tënd, se të dedës njerëzit kanë kohë që e kan dhjerë. Prandaj dhe PDja po shkon për lesh se promovon këto lloj bajgash, ku niveli tyne të ban qi mos me të marr malli për ta.

  16. gjergji says:

    Kjo nuk eshte komedi,ky eshte mentaliteti i malcorit Julian e patjeter malcorit Sali.Kujdes .

  17. Gaztori i oborrit says:

    Ky karmediani.i zefit,i ka gja zefit,dhe Zefi provoi,si mekarmedian se i biri,te behet deputet,dhe ne fund i dhane breket e Rozes,ku karmediani,eshte aq i zoti,sa qesh vte per ato qe thote,dhe kush e dhjet ket far fytyre,qe na hiqet si aktor i madh,ky eshte per te fshire Zefin, me te.

  18. Taulant says:

    Ky osht komplet RR K……. I ati u Karros ne pleqni, ky ka lindur i tille! hahahahahahahahahaah

  19. Béni says:

    Na e prishe tan lezetin e ksaj dite pushimi,kushnt’len me shkru mor burrë,merru me dhi ma mirë.. mos harro me e marrë me vedi edhe zhulienin (kujdes mos ta hupni noj nji rrugs).

  20. Parruca says:

    Juliani ka.fytyren e nje vrasesi qe ka mbledhur mendien qe nuk del me nga burgui perjeteshem ne Burgun Amerikan dhe ben si garip psikopat te trembi te tjeret

  21. iksi says:

    Pash zotin a din me na diftu ku jetin ti Muraçi . Jul Deden a e njeh dopak sa gram tru ka dhe a merr vesh per ndonje gje , pyete çeshte komedia , po ta tha une heq koken . Tjeter po ky jo komedjan por nje njeri koti qe flet vete e qesh vete , as humor nuk din me ba as nuk i shkon . Nuk do te thot qe eshte djal artisti edhe se sben duhet te jete edhe ai artist a humorist apo komedjan por eshte nje krriç nje rrot mulliri . Po te flasim per te atin po ai eshte humorist , komedjan , imitues ai eshte nder artistat me te kompletuar dhe me te medhenj te Shqiperise , ai eshte nje Çarli Çaplin i dyte . Po Zef Deda eshte i te gjitha gjinive dhe nder me te kompletuarit dhe Juli pamvarsisht se eshte djali i tij por as qimet e bythes te Zefit nuk vlen jo me komedjan e sidomos politikan . Sapo filloj te futej Juli ne politike me P.D ne ajo u shkatrru sì parti dhe po shkon edhe ajo per skrap , bravo Juli se mbare e ke fillu kur mbeti edhe politika per ty vaj halli per kete vend .. Po mire more Murraç rrota po veme Julin kryeminister , Bes Çinarin president , Zyliha Milotin kryetare parlamenti , Zef Deden president , Sander Ruçin minister te jashtem , Sejfulla Myftarin minister te brendshem , Behar Meren minister te mbrojtjes , Drande Xhajn ministre bujqesie , Mondin minister drejtesie , etj , kjo eshte qeveri qe e çon vendin perpara pernat vetem aheng qejf dyrnjaja . Hajde rrot hajde , po ju gazetaret mire thot Rama , medja gjerizesh ( halesh )

  22. Pokeristi says:

    z.Muraçi!Jo te gjithe komedjanet mund te behen politikane,Duhet thene e theksuar hapur që
    karagjozo/komedjanet,Kllouno/xhongleret janë dy
    tipokategorite e mundeshme,qe mund te prodhojnë
    lidera/politiqenër te suksesshem.Te kuptohemi drejt,që të mos na keqkuptojne politikanët tanë te ndritur dhe të
    nderuar ,nje politikan e ka shumesin në shqip,shumë politiqenër.Ky eshte shumes shqip krahinor.Dhe çuditerisht koinçidon nga ana funksionale.Siç leh nje qen,lehin shume politiqenër.Rezultati kakofoni shtazore.

  23. ? says:

    Ti Aranit Muraçi qeke piçke dhie, pasha Zotin, ku te ka shkuar mendja mer qerrata, apo duke honger sufllaqen e rradhes? Kopil!

  24. Sul Korriku says:

    Sa budallenj qe ka PD-ja ! Me zgjedhjet qe mund te beje PD, pas disa vjetesh do na duket Luli si Tony Blair !

  25. P says:

    Nje karagjoz militant i Sales nuk sjell asgje PD.

  26. shkodran says:

    ky cuni Zef Dedes eshte vetem nje cope rrot kari,nje idiot qe s’te ben as te qeshesh se te dhimbset nje loqe i tille

  27. Një says:

    Një shkrim për të qeshur dhe për të qarë. Këtu bacaleta e vërtet është ideja për patur kandidat një tip i tillë.

  28. Skrapari says:

    Pèrse u dashka me do e mos qê kryetari i pd-sê tê jeté verior! Mendoj se zoti Lefter maliqi nga toskéria êshté njé lidér qê meriton respekt ! Ka qénê edhe kuadro koprative, edhe demokrat, socialist, lsi-st, etj. ! Ka njé mbéshtetje té madhe né popull, sidomos né Lapardha, por edhe komedian béhet po ia kérkon partia!.

    1. N'koll says:

      Hahahaha! Ka qenë edhe shef i krimeve në Mirditë or tej!!

      1. Shkodrani says:

        Keto jane detaje te vogla!
        Juli eshte karagjoz jo komedian, po fatkeqesisht ky esht niveli sot.

  29. Spitali Civil says:

    Juli nuk është djali i Zef Dedës! Me keqardhje por e vërtetë!

  30. Lola says:

    Komedian ky ? Sa here ka dale ne TV kam nderru kanalin . Njeri kot, pa vlera, uleret per ndonje kocke.

    1. ? says:

      O uou, dike ti Lola si me e nderru kanalin, e çon vet me dore nga para mrapa, apo i lutesh ati qe te ka hyp ta levizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje