Pasi sqaroj deputetët për vendimin e përjashtimit te ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar, Lulzim Basha ka nisur të informojë strukturat mbi vendimmarrjen që për nga pesha e saj e ka cilësuar me te fortën brenda Partisë Demokratike.
Paraditen e të shtunës, Basha takoi krerët e degëve të PD në rrethe, dhe i informoi për vendimin duke kërkuar qe t’i sqarohet demokratëve se vendimi nuk është mohim i Sali Berishës dhe historisë se tij brenda PD.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli pas takimit me Lulzim Bashën u shpreh për ABC News se dega që ai drejton është me PD-në dhe Amerikën dhe se brenda forcës kryesore opozitare nuk ka asnjë përçarje, pasi kanë vetëm një armik, Edi Ramën.
“Kjo është diçka më shumë se qëndrimi i Bashës. Ne jemi pro amerikan. Ne jemi të tërë me Amerikën, edhe Sali Berisha vetë është me Amerikën. Nuk ka asnjë arsye që partia të ketë çarje. Ne Berishën e kemi pasur lider shpirtëror, nuk ka arsye që të ketë përçarje.
Ne jemi me PD-në, PD është familje e madhe. Edhe Berisha është me PD-në. Ne të gjithë bashkë jemi me PD-në dhe me SHBA-në. Ky është verdikti i Amerikës. Nuk kemi me asnjë përçarje dhe fraksion, ne luftën e kemi me PS-në dhe Edi Ramën dhe jo brenda llojit” tha ai.
Edhe kreu i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj u shpreh se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ishte më i vështiri i marrë ndonjëherë. Ai theksoi se fakti që ishte një vendim i marrë në minutat e fundit të afatit limit do të thotë se Basha ka shfrytëzuar çdo mundësi për zgjidhjen e ngërçit para se të shkonte deri aty.
Xhaferaj tha se nëse nuk do të merrej ky vendim, PD do të përballej me kosto afatgjatë, gjë e cila do të ndikonte edhe shqiptarët për shkak të mënyrës se si po qeveris Rama.
Edi Rama nuk eshte armik o idjot por eshte rivali juaj ne politik, e sa te jeni ju idjotet e PD – se Edi Rama do fitoj gjithmon.
Ju jeni te gjitbe plera!!! Po me plera jane ata qe ju votojne e ju vijnë nga mbrapa. Tamam si plerat e dikurshme qe i vinin nga mbrapa EnverHoxhes.
Vendimi eshte drejte, por Sali Berisha eshte udheheqesi yne shpirteror,ai eshte me Ameriken…e terci verci,lloqe Kavaje per te mashtruar Ameriken,po jo shqiptaret.
Mire me vjehrren, mire me burrin !? Keta jane edhe me vrasesin edhe me viktimen!? Sa do te rrojme do te degjojme!?
Futja kot. Pa lidhje. Berisha me Ameriken?. Berisha eshte komunist i terbuar. Rrjedhimisht eshte armik i Amerikes. Si babi i vet shpirteror qe eshte ne varr. Po keta legena burra. Duhet te largohen te gjithe nga ajo parti. Te grisin teserat. Ta lene vetem Berishen. Ajo parti eshte e mbushur me ish sigurimsa . Sa per berishen mund te lexoni deklarat per Rambujene. E kuptoni lehte se sa e do Ameriken.
Mos i ndigjoni keta qelbesirat e
Shkoderes,kundermojne eren e pamoralit,turp per Shkodren qe e drejtojne debilat