Përpara se Lulzim Basha të merrte vendimin personal, të beftë dhe të papritur për Sali Berishën ai ka pasur tre biseda të gjata me të: një në fundjavën e shkuar në Gjirin e Lalzit, një në Tiranë dhe të fundit në celular, pak minuta përpara se të bënte publik vendimin. Por në asjnjërën prej tyre, madje as në atë telefonike të minutave të fundit ai nuk i ka thënë copë ish mbrojtësit dhe promovuesit të tij se kishte ndërmend ta përjashtonte.
Gjithashtu mbetet mister edhe koha kur e ka marë këtë vendim. E ka vendosur që në fillim, kur në mes të majit sekretari i shtetit Blinken bëri publik aktin e shpalljes non grata, apo në ditët e fundit kur iu shtuan presionet dhe shantazhet nga diplomatët lokalë amerikanë.
Gjithësesei Berisha pretendon se Basha e ka bërë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi e kanë kërcënuar edhe atë me ndalimin e udhëtimeve në SHBA: “Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. ka disa fluturime të anulluara. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal”, tha Berisha mbrëmë në Zonë e lirë.
Nga sa pranojnë njohhje të përbashkëta Basha nuk ia ka hapur temën e përjashtimit gjatë takimit të parë në Lalëz. Ai i ka folur se ambasadorja amerikane e ka njoftuar vetë ish kryeministrin për këtë vendim, gjë të cilën Berisha e ka mohuar. Ai i ka thënë edhe se amerikanët po pretendojnë që nëse Berisha nuk tërhiqet do të ketë konseguaenca mbi fëmijët dhe familjarët.
Në takimin e dytë të martën në Tiranë Basha bën një hap të ngathët përpara. Ai teston Berishën lidhur me mundësinë që mazhoranca qeverisëse ta përjashtonte atë nga parlamenti me anë të ligjit të dekriminalizimit. Këtë version të bisedës e pohon edhe vetë Berisha: “Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del problemi i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje. Ligji i dekriminalizimit penalizon njerëz për akuza konkrete kurse ato për mua janë në përgjithësi”, rrëfeu Berisha.
Një ditë më parë, të hënën, ai kishte dhënë një intervistë në Euronews ku shpalli vendimin e tij për të hyrë në parlament dhe e kërcënoi Bashën me nisjen e një lëvizjeje në bazën e demokratëve, nëse ai imagjinonte të ndërmerrte ndonjë veprim të papritur.
Por, kryetari i PD-së ishte mes dy zjarresh. Po të njëjtën ditë ai ishte shantazhuar me një mesazh të botuar nga Lapsi.al edhe nga ambasadorja Yuri Kim, e cila kishte shkruar se do të procedohej me veprime të mëtejshme.
Vetë Basha i ka treguar kështu në kryesinë e PD- së tratativat me amerikanët.
“Në këto dy muaj e gjysmë, unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë.
Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.
Na është bërë i qartë vendimi i DASH-it për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij”, tha Basha para Grupit Parlamentar të enjten.
Në këtë deklaratë të Bashës ka disa inkoseguenca që nuk bindin. E para vizita e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit të cilës ai i referohet ka ndodhur në 30 qershor. Basha thotë se ka dëshmitarë që Philip Reeker i ka paraqitur edhe prova që ai nuk do ti bëjë publike.
Po mirë, lind pyetja, nëse këto prova qenë kaq të rënda a nuk duhet ai së paku ato ti’a tregonte Berishës, që e mohon ekzistencën e tyre? Po le të supozojmë një moment se gënjen Berisha dhe jo Basha dhe ata të dy kanë qenë në djeni të këtyre fakteve përvëluese.
Si ka mundësi që Berisha me gjithë njohjen me to, ka vendosur të vazhdojë betejën për të zbardhur akuzat, ndërsa Basha qenka merkakosur më shumë se i zoti i punës për fatin e Berishës dhe të fëmijëve të tij? Mos e do vallë më shumë Luli, Shkëlzenin dhe Argitën sesa vetë Saliu? Vështirë të besohet.
Por ajo që është më flagrante qëndron në episodin final të kësaj drame politike dhe personale. Në momentin e komunikimit të fundit mes të dyve, vetëm 15 20 minuta përpara se vendimi i përjashtimit të Berishës të bëhej publik, Basha i bën një telefon doktorit që nuk gjendej në Tiranë, por në Lalëz. As në këtë moment ai nuk i flet sinqerisht. Në formë pyetjeje i kërkon mendim se ndoshta mos qe më mirë që të pezullohej për disa kohë nga grupi parlamentar që do diskutonte për këtë temë.
Pra nuk ia thotë si vendim por ia shtron si hipotezë. Tallja është e vivelit të lartë dhe si ujk i vjetër i politikës Berisha e nuhat se nuk bëhej fajlë për disa muaj, por për një përjashtim përfundimtar. Ai është i ndërgjegjshëm se betejen me “non grata-n” e amerikanëve nuk e fiton dot për disa jave, ndoshta as për gjithë jetën. Prandaj i thotë prerë: “Kjo mundësi nuk ekziston. Nëse do të bëni mbledhje me deputetët thuaju atyre se Sali Berisha e kundërshton prerë këtë version”.
Në fakt, Basha thjesht bën prestigjatorin se ai nuk ka ndërmend të mbledhë njeri dhe të konsultohet me partinë. Ai vërtet i ka thirrur deputetët por do ti lërë ata ta dëgjojnë në hollin e PD, përmes facebookut dhe TV, vendimin që ai ka marrë për Berishën. Edhe gjoja pyetja për doktorin është një lëvizje mashtruese sa për të larë gojën. Disa burime nga PD-ja tregojnë se deklaratën që do të transmetohej në ora 20 10 të së enjtes ai e ka regjistruar me promter që në ora 17 30. Pra kur e ka marë Berishën gjoja sikur e ka testuar për një hipotezë, ai e kishte marrë vendimin.
Gjatë gjithë kohës, që kur mori kërcënimet e para nga amerikanët ai ka luajtur dhe është tallur me njeriun që e zgjodhi në krye të PD për ti mbrojtur krahët, pa e ditur se pikërisht nga Luli, do ti vinte thika pas shpine. Jo më kot Berisha e quajti atë që i ndodhi të enjten: “një pabesi”. (Lapsi.al)
Pordh syfyri kush ka pak memorje e nje berishen me lojrat e tij per tu bere faktor ne politiken shqiptare , kjo eshte loje ,ti hidhet hi syve te nderkombtareve ,nuk e beson njeri apo e thene ndryshe nuk i rruhet kujt,
Edhe neve me kete mendim jemi,se, kjo eshte loje e Berishes kordinuar me Bashen per t’i hedhur hi syve te nderkombetareve deri sa Berisha te hynte ne parlament e te bente betimin si deputet,te cilen e realizoi.
Po cfare do bente Basha ndryshe ?
Ultimatiumi Amerikan nuk linte vend per alternativa.
Lapsi.al,mut njani,kake tjetri,na cat menderet me Saliun dhe pjellen e tij Basha.
Ku jan ata qe mrojne berishen?
Ku jane demokratet qe thoshin liri demokraci ?
Kush ashte i pari i demokrateve?
Luli o sala?
Qe luli te tallin karin me salen nuk e kisha menua kurr.
Ky asht kulmi
sala u ka pre thojt e kamve fmive te ENVER HOXHES
sala u ka mat temperaturen fmive te ENVER HOXHES
sala ka ken presidente I partis demokratike
sala ka ken kryeminister i partis demokratike
nuk asht pak per at.
Qe eshte Plan dhe Loje e Byrishes, nuk ka vende per Dyshim, sa do i shkoi tja leme Kohes. Kemi 30 Vjet qe keta RQ shahen dhe puthen prape nga Pa Ftyresia dhe Interesi, mbrenda te njejtes Parti dhe me Parti te ndryshme . Uroje dhe Shpresoi me te miren per Shqipetaret dhe Shqiperin.
Analize me fakte
LULEZIM BASHA NJE POLITIKAN SERASH
– Urdheri suprem per mosnjohje te zgjedhjeve nga kryetari de facto
-Qehajai i cifligut te tij-PDSH Luli-alias Ali Komiku i Tiranes reciton kumtin e tij.
Pse?
Berisha i dha atij gjjthcka … edhe PD- ne qe ai e ktheu ne nje miniere floriri, fabrike millionash, vilash per Kunatin dhe vetveten.
– Basha e dha asaj e Berishes 5 disfata elektorale e 55 beteja te humbura politike
Ky deshtak Par Exellance i shumefishte, qe vodhi edhe votat e families se vet politike , PDSH-se, nuk pati aftesi jo vetem te fitoje asnjehere as zgjedhje e asnje beteje politike por as aftesi e as burreri te pranoje as humbjet pas humbjeve.
Pse!?
Sepse edhe rrenat e mashtrimet i ka 7×6= 49 ose electricitetin me kile….
Lulezim Basha eshte nje politikan kastravec i serave Made in KOP i Argites dhe Sali Berishes pa asnje kontribut per ate parti e pa asnje dije e dinjitet si njeri.
Kontributi me i madh per PDSH-ne i Lulezim Bashes ishte se si e ktheu ate ne nje miniere floriri, vilash dhe milionash per Kunatin dhe vetveten.
Lulush i deshtuar kerkon pushtet ne tavoline dhe prapa quintave si para zgjedhjeve te 25 qershorit te vitit 2017 me te vetmin qellim qe te ruaje karriken e tij ne krye te cifligut te Sali Betishes, SHQIP-it.
I vetmi ndryshim eshte se ne 2017-en e kerkoi para zgjedhjeve e tani pas zgjedhjeve duke harruar faktin se atehere ishte situate krejt tjeter kur Edi Rama ishte midis murit prej kartoni te PD-se dhe shpates pas shpine te LSI-se pra nuk i kishte jo 74 por as 70 vota ne Kuvend.
Po ashtu Lulezim Basha e merr oferten e Edi Rames per bashkepunim dhe marreveshje, Letren e Bardhe, Carta Bianca te tij per opoziten si shenje dobesie te tij e jo si akt fuqie te Rames qe buron nga vota e popullit si objekti dhe subjekti kryesor i demokracise, si percaktori i saj.
Po ashtu Lulezim Basha me ultimatumet e shantazhin e tij per mosnjohje te rezultatit te zgjedhjeve, te vleresuara si me te mirat ne keto 30 vjet demokraci nominale edhe nga faktoret strategjike nderkombetare si SHBA dhe BE, ISBE – ODHIR, ka per qellim qe te fitoje kohe dhe vonoje shkarkimin tij teper te vonuar dhe te merituar nga vete partia e tij per deshtim mbas deshtimet e tij politike dhe po ashtu ndeshkimin e tij ligjor per korrupsionin masiv me Aurostraden e Kombit, per krimin e rende te 21 Janarit 2011, si hallka numer 2 e zinxhirit komandues te ekzekutimeve pa gjyq te kater protestuesve paqesor, vjedhjen e votave te 8 majit 2011 e korrupsionin si kryebashkiak i Tiranes dhe si hajdut i votave ne vete gjirin e PD-ne.
Nuk ka deshtim me te madh e me te rrezikshem se sa deshtimi per te pranuar veridiktin e popullit tend dhe mosnjohja e disfates pasi ke humbur jo nje por 60 beteja njera pas tjetres ne politike apo cdo fushe te jetes.
Te besh fitimtarin, te besh te fortin pas disfatave fatale eshte donkishotizem ne cdo fushe e sidomos ne ate politike.Me shume se kaq eshte nje vetvrasje politike.
Me deklaratat e veprimet e tij askush si e sa Lulezim Basha nuk meriton titullin e Ali Komikut te Sadam Huseinit ….30 prill 2021.
LULEZIM RRENA
RREN DHE RRENEN…..
E ndrite
me Autostraden
Nje per rrugen
Tri per Lul Agen
Autostraden e
Shqiptarise
500 milione
Ne goje te hajnise
Grope e rende
Ne borxhe te
Shqiperise
Djerse e gjak
Te vegjeleise
Si skenari
i Greqise
Me bekimin
e Serbise
Me tramvaj
bere Tiranen
Para e mbrapa
I kajte Nanen !
E grabite e plackite
Me djerse gjak
shqiptari e vadite !
E gjete si akulloore
e le pas Dopolavore’
26 i vrau Gerdeci
Per here te pare
Eshte faji jot !
per here te dyte …+
Ne jemi kot !
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre!
Se nga koka je
vec gdhe
Me kile mat
electricitetin
Aq e ke
kapacitetin !
Shite Otranto
E shite detin!
E ndrit fare
matematiken
7 x 6= 49
ke aritmetiken
Ti genjen
dhe per sahatin
Me te medha rrenat
Se sa shtatin
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre
Po te ribesuam
Jemi me gdhe!
I pa nder e i pafe
Zot vec Dollar
Euron ti ke !
Rren dhe baben
Rren dhe nenen.
11 mars 2018
ASNJEHERE NJE ESHTE VONE PER TE MESUAR
Duhet ta provosh qe ta besosh dhe te mesosh !
E kam paralajmeruar publikisht Sali Berishen se kush eshte Lulezim Basha, nisur nga historia e gjalle e nje atdhetari e qendrestari legjendar e enciklopedi e gjalle me nje kujtese te jashtezakoneshme, nga fisi i gruas se tij, sot gati 100 vjec, per gjyshin e tij Hoxhe qe edhe mbiemrin e pat bere BASHIC +++
Po fjala e se bijes dhe dhenderrit te tij sigurisht ishte me e forte se e verteta.
E kam bere kete me qindra here keto 9 vjetet e fundit, por sic thote sovrani i vertete Populli dhe jo ish sundimtari mujshan Sali :
Duhet ta provosh qe ta besosh
Duhet ta pesosh qe te mesosh qe ne kete kohe eshte teper vone per “ Sovranin Berishe”
Sic themi ne Malesine e Gjakoves:
– E ka kalue hija Planin !
Sidoqofte me mire vone se kurre se u sherben te tjereve, por edhe atij vet.
Asnjehere nuk eshte vone per te mesuar!
Gjithe jeta deri ne frymen e fundit eshte shkolle dhe shkolla klasike nuk eshte asgje tjeter vecse nje pjese e vogel e saj !