Strategjia kundër Bashës: Ja si Berisha po i "ndërsen" mediat e familjes

11 Shtator 2021, 16:02Politika TEMA

Sali Berisha duket se ka ndarë të gjitha detyrat për aksionin e ndërmarrë pas dëbimit me turp edhe nga Partia Demokratike.

Teksa aksionin politik e ka mbështetur te tri muskutjerët Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka, ai ka menduar edhe për pjesën mediatike.

Koordinimin e mediave duket se ja ka besuar djalit të tij Shkëlzen Berisha i cili ka fituar eksperiencë të mjaftueshme në televizionin ZeniTv si dhe portalin Zeni.net.

Ditën e djeshme, ai ka takuar një sërë personalitetesh të medias ku ndër ta spikaste moderator i njohur Blendi Fevizu me të cilin siç duket kanë bashkëndarë strategjinë për t’ju përqasur publikut.

Prej momentit të publikimit të vendimit nga kryedemokrati dhe deri më tani, të gjithë ata që deri më sot e kanë pasqyruar PD-në si një çerdhe harmonie, hapësirë dialogu apo mirëkuptimi, kanë nisur një sulm frontal duke masakruar çdo zë pro Bashës.

Pra, nëse disa ditë më parë në këto media Lulzim Basha shitej si një engjëll i cili do të shpëtonte Shqipërinë nga Edi Rama, sot aty pasqyrohet një tjetër realitet i ndryshuar në 360 gradë.

Nëse deri dje Çlirim Peka dhe “1001 dalmatë” ishin një lisharse ku përkundeshin dëshirat e Lulit, sot shumçka është ndryshe.

Pas mediave familjare, duket se më të prekur kanë qenë edhe drejtuesit e Tv Klan të cilët Berishën e kanë pasur kryefjalë të transmetimit të tyre televizive. Gjatë këtyre ditëve, deputeti i pavarur ka gjetur dyert hapur në këtë kanal për të adresuar mesazhet e tij ndaj djalit të tij politik.

Megjithëse ka marrë vulën “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha shfaqet në këtë media kombëtare si të ishte Xhorxh Uashingtoni duke i bërë karshillëk shqiptarëve.

Për ta ilustruar këtë do të mjaftonin daljet e fundit ku Berisha trajtohet si viktimë e një pabesie nga kryetari i PD Basha dhe jo si një individ i cili përmes pushtetit ka minuar demokracinë dhe ka zhvatur qytetarët për llogari të familjarëve dhe aleatëve.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha ishte ftuar për të sqaruar debatin me kryedemokratin Basha ndërkohë që nuk pyetej për asnjë nga mëkatet e tij që nuk kanë kapërcyer vetëm normat ligjore por edhe ato njerëzore.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me emisionin “Opinion” ku qëllimi ishte për të shkuar te publiku si një viktimë dhe në mënyrë që të përforcohej imazhi berishist te demokratët.

Mesa duket, vendimi i Bashës ka prishur llogaritë e Aleksandër Frangajt i cili Berishën veçanërisht vitet e fundit, siç thuhet e ka përdorur si “një pushkë” gjobash duke ia drejtuar rivalëve të tij.

Në këto ditë të ethshme për familjen, duket se ish kryeministri po ia rikujton nderet njëri pas tjetrit aleatëve të vjetër në media si dhe serumin financiar që mund të humbin.

Si të mos i mjaftonin hallet e disa humbjeve radhazi, demokratët tani duhet edhe të zgjedhin se me kë duhet të besojnë dhe se me kë duhet të shkojnë: Me Berishën apo me Bashën…

Dhe për t’ja thjeshtuar më mirë këtë dilemë, Shkëlzen Berisha po bën çështë e mundur me mediat që kontrollon…

3 komente në “Strategjia kundër Bashës: Ja si Berisha po i “ndërsen” mediat e familjes”

  1. Ndroqi says:

    Mut njeri(Luli),hale tjetri(Saliu),PD eshte detashmet fashist i krijuar,edukuar,dhe stervitur nga Sali Berisha, pjestar i ketij detashmenti eshte dhe Lul Basha.

  2. Demokratikasit rrane nga shiu ne bresher u dhine komplet, nuk vine ne pushtet as kur te bien edhe koqet e dashit por vetem ne nje vjeshte kur te qethen leshte

  3. Shkopi i bejsbollit Amerikan është i tmerrshëm kur ta japin surratit siç ja kanë dhënë Sali Hajdutit...!! says:

    Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Hitleri, Stalini, Çaushesku, Beria, Tito, Rankoviçi etj etj, dhe gjithë bashkpuntorët e tyre, për idealin e regjimit dhe postet e tyre, kanë kryer krime ç’njerzore, por deri sot nuk dihet që kanë vënë miliona dollarë në emrin e tyre në bankat e shteteve të veta apo në bankat internacionale. Shumë prej tyre kur janë denuar dhe ekzekutuar per krime gjaku, abuzim me postin zyrtar, tradheti kunder sistemit dhe shokve të tyre, por shumë pak per dallavere në fushen e korrupsionit. Sot, historianët diskutojnë mbi aktivitetin e tyre, duke analizuar aktivitetin e tyre vetëm në fushen e funksionimit tyre si politikan dhe kriminelë anti-human. Kurse ti Sali Berisha, ke qënë dhe je një tradhetar i kombit Shqiptar, një cub shumë i lig që vret me duart e disa shkerdhatave të ligj me ndihmen e shtetit. Ti Sali Berisha, ke vepruar si një kopil, ashtu siç je në të vertetë, duke shkelur në të gjitha moçalet e mutit të tjetës së një populli, pa qënë i autorizuar nga posti, si vrasje per egoizem, vrasje per konkurrencë politike, vrasje të deshmitarve okular e direkt të veprimtarisë tënde anti-Shqiptare, vrasje të deshmitarve që kishin prova kunder teje si hajdut dhe mega-korrupsionist etj etj. Pra, në arshiven historike Shqiptare, ti do emërohesh Hajdut, i Korruptuar, Trafikant, Kriminel gjaku pa qënë i autorizuar dhe pa qënë i ngarkuar të vrasësh mbi bazen e një vendimi gjykate. Vuajtjen shpirtërore të kombit Shqiptar, e shkaktuar nga vrasjet tua, dhe nga vjedhjet tua, e degjoj, e kuptoj, e hetoj dhe e njohu vetëm AMERIKA e madhe, duke të treguar me gisht dhe duke të emëruar ashtu siç je, një kriminel, trafikant, hajdut dhe i korruptuar. Nuk ka në botë, asnjë “avokat” apo agjenturë të cilave ti ju ke sherbyer, që ta lajnë bojen e zezë që ju hidhet mutave të kombeve, nga surrati jot dhe i familjes tënde. Mos leh shumë si qen i zgjebosur. Edhe Tropoja të ka njohur dhe të njef mirë çfarë muti je ti Sali Hajdut Berisha, duke parë që ka disa vite, të ka mbetur vetëm një shok i ngushtë Sali xhepist Lusha, megjithse është një nga bulat e milë dhe i një familje të milë të Tropojës. Hahahahaha. Pt’huuuu farë e poshtër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje