Ilir Meta s'bën rezistencë, dekreton Ramën kryeministër

11 Shtator 2021, 10:40Politika TEMA

Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të vendit për të formuar qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në dekretin e tij thuhet se, ky vendim merret në bazë të rezultatit të KQZ-së, sipas të cilit rezulton se PS ka shumicën parlamentare:

Dekreti i Metës

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021

2 komente në “Ilir Meta s’bën rezistencë, dekreton Ramën kryeministër”

  1. Kalec Dega says:

    rezistence?…lol
    =
    ai su shkarkua

    ky edveri u emerua

    ai u pushua
    =
    lol, Albanistani ne rrugen e “prosperiteti” me mire se Gjermania….lol.vetem mos ja thoni Merkelit kur te vije per vizite, takim zyrtar me Ballkanin e “open” per nja tre dite….se mos kalon pensionin ne Surrel…

  2. Lushi says:

    Kesaj i thone “Dridhe Like”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje