20 vjet nga sulmet terroriste, Rama: 11 Shtatori, një ditë kujtese për vlerat e lirisë dhe demokracisë

11 Shtator 2021, 09:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se 11 Shtatori do të mbetet një ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë dhe demokracisë.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.“, shkruan Rama.

1 komente në “20 vjet nga sulmet terroriste, Rama: 11 Shtatori, një ditë kujtese për vlerat e lirisë dhe demokracisë”

  1. Kalec Dega says:

    ahahahahahhahahahha, foli Edver Ka …lol..per demokraci nen Komunizem…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje