A ka lobuar Basha kundër Berishës në SHBA?

11 Shtator 2021, 09:31Politika TEMA

Sali Berisha ka deklaruar se i kanë ardhur informacione nga persona në SHBA dhe në Tiranë se në procesin “non grata” ndaj tij është i përfshirë edhe Lulzim Basha.

Mirëpo Berisha mohoi ta ketë vlerësuar këtë informacion pasi siç tha ai, pavarësisht fjalëve të Ramës edhe Bashës, nëse do të shpallej “non grata” kjo duhej të bëhej me bazën e të dhënave.

Sali Berisha: Është bërë njëherë një bisedë me Bashën. I kanë thënë që ne e kemi informuar Berishën. Asnjeri nuk më ka informuar mua. Ma tha dy-tri herë. Edhe i them “e di si është puna Lulzim”. Po. Nga Uashingtoni, një i njohur dhe nga Tirana një tjetër më kanë thënë që po ndodh kjo dhe është i implikuar direkt Lulzim Basha. Për këtë procesin “non grata”.

Arian Çani: Po thoni që e ka kërkuar Lul Basha nga amerikanët?

Sali Berisha: Po them çfarë më kanë thënë.

Robert Rakipllari: Çfarë besoni ju?

Sali Berisha: Çfarë mendoj unë? Unë nuk e kam vlerësuar. Pse? Mund të thojë ç’të dojë Lulzim Basha, ç’të dojë Edi Rama, nuk mund të firmoset mbi bazën e këtyre të dhënave. Rama është kundërshtari im dhe kërkon të më eliminojë. Ka qenë dora e George Soros dhe lobimi i tij ka realizuar firmosjen.

Arjan Çuri: A ka lobuar Lulzim Basha kundër jush në Amerikë?

Sali Berisha: Unë thashë çfarë më kanë thënë dhe çfarë i thashë Lul Bashës sepse më insistoi. Më tha që “kjo më thotë që e kam paralajmëruar Berishën”. Unë i thashë që nuk më ka paralajmëruar njeri. Kur më insistoi për së dyti i thashë more zotëri nëse quhet paralajmërim që kanë ardhur dhe më kanë thënë që çdo vendim ma dikton Sali Berisha, tashi se ma kanë thënë. Tashi se më thuhet, mund ta marrë të mirëfilltë?

Robert Rakipllari: I keni diktuar ndonjë vendim?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Kategorikisht.

6 komente në “A ka lobuar Basha kundër Berishës në SHBA?”

  1. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Genjeshtare me dipllome “kristal”, kriminel me dipllome hitler, antishqiptar me dipllome grek, spiun me dipllome Fazlliç, dobiç me dipllome Karaxhiç, hajdut me dipllome ..x….., varrmihes me dipllome ……x….Ky eshte Sali Sheqere Karaxhiç (Ram) Berisha. Tani le ti rroje SPAK-ut qe s’behet per i gjalle se shqiptaret e ndershem e percollen.

  2. Kalec Dega says:

    …me ndihmen e Dashnorit te Cadrave, lol…..sh Edver…..
    =
    Lavdi Partise, Vdekje Komunisteve, lol

  3. Krimineleve do Zoti Ju vjen Fundi .. says:

    Ne Shqiperi Populli Si gjithmone Si ne kohen e Diktatures por dhe sote ,,mban akoma dhe voton akoma kriminele ..nderkohe qe keta kriminele nuk Ju lane gje pa ju bere ketij Populli ..
    Besoje qe Ajo pjese e ketij Populli qe i mbesheltet keta kriminele ,,mire Ju behet …

  4. Ilir says:

    Po Berisha kur e mori e dite qe ky gjith karieren e vet, kish bo dosje kunder shqiptarve!
    Ja dinte sifatin!
    E mori kastile qe ti bote dosjen per mderkombetsret dhe Basha e beri me perpikmeri, ashtu sic kish mesu ti bente vetem ai.
    Kujt i ka ber dosje Basha, ne Hag ka perfundu!

  5. Shqip says:

    Ne shqiptaret o jemi kriminel te lindur o servile te lindur. Kriminelet eliminojne te gjithe ata qe ju dalin perpara dhe qe pengojne karrieren e tyre. Servilet ju lepihen kriminelevet per ti rrezuar ata mundesisht. Jo me kot perandoria otomane i vinte shqiptaret ne krye te ushtrise per te vrare e prete kundershtaret.
    Saliun duhet ta rrezonin ata te PD se por ai i qeroi ata. Saliu me demokracine ka fshire me nder bythen se nuk e njeh ate koncept. Luli ka lindur servil te shohim cdo beje. Demokratet ky milet do ti prodhoje andej nga viti 3000

  6. ABSOLUTISHT says:

    Absolutisht absolutisht. Une ju them ju, që dikush, i njohur i imi, një mik, një në Amerikë dhe një ni Tiranë, më kanë thënë me ni mesazh të shkruar me mors, që ai, unë nuk e di, por ai paska folur diçka në Amerikë per mua. Unë nuk e di, por më kanë thënë. Po patjeter, absolutisht ata që më thanë janë dy miq. Absolutusht unë nuk isha në dijeni dhe as nuk degjove krismat e pushkëve kur e vranë Azemin, sepse po degjoja në MP3 një këngë me çifteli të këngtares Fatime Sokoli, dhe kisha kufjet në vesh. Por një person, po absolutisht, një militant i PD-së që nuk e njof, hyri në zyren time duke qarë dhe ishkonte kokrra e lotit sa një gështënjë, dhe më tha që e vrava Azemin. Unë i thashë çfarë thua or ti, jo ti nuk e ke vrarë por po e kuptoj dhimbjen tënde që nuk arrite ta mbajsh Azemin brenda. E kuptoj e kuptoj, abolutisht në mënyrë absolute. Po more po, mua më vijnë lajme nga disa miq që nuk i njof, absolutisht absolutisht. Një mik tjeter që unë nuk e njof fare, ashtu siç nuk e kam njohur baxhanakun tim që pinte raki dhe ndezi barutin në Gerdec, më ka thënë në mënyrë absolutishte, që ka parë Gorgë Soros-in me Lulzim Bashen një herë në gjysmë të natës, në çufrrat e malit të Dajtit që bënin plane kunder meje, nën driten e një feneri. Absolutisht absolutisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje