Dikur tha që nuk do e vriste kurrë babain politik, Sali Berisha: Lul Basha, i pabesë

10 Shtator 2021, 21:30Politika TEMA

Sali Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se Lulzim Basha është treguar I pabesë me vendimin që ka marrë për ta larguar nga grupi parlamentar.

Ai dha detaje në lidhje me komunikimin që ka pasur me Bashën në momentin që i ka komunikuar vendimin. Berisha u shpreh se e ka kundërshtuar vendimin e Bashës pasi nuk ishte tagri i tij dhe se kryetari i PD ua ka komunikuar vendimin deputetëve pasi ka paraqitur njëherë mesazhin.

Arian Çani: Në Nëntor të 2018-s, Bashës i bëra “pyetjen që vret”: A mendon se ka ardhur koha që të vrasësh babën? Basha u përgjigj: Kurrë!

Sali Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Arian Çani: Pra Lul Basha i pabesë?

Sali Berisha: Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhine  tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë.

I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar.

E bëri pa i lajmëruar. I la mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin.

4 komente në “Dikur tha që nuk do e vriste kurrë babain politik, Sali Berisha: Lul Basha, i pabesë”

  1. Arifi says:

    Kjo eshte e tera nje loje e felliqur. Ata te dy e kane kurdisur dhe po e luajne….Nuk besoj se do ta enjejne Ameriken. Bejne sikur zihen ……ska shkuar ne Amerike qe Amerika ta ftoje Bashen pfff legenlleqe.

  2. Shkodrani says:

    Mirë e lujti! Ta ka mësu zanatin kaq bukur o Berishë, sa edhe ty po të pëlqen surpriza. Hera e parë që më pëlqeu Luli në aktrim. E keni lujt kaq bukur filmin…! Fatkeqësi për këtë popull…që luhet me fatin e tij të keq.

  3. Trak Tor says:

    Luli si bashkepunetor i yti di shume per krimet qe ti ke bere.Duhet ta dish qe mundesite qe Luli te kete mbushur dosjet e CIA dhe FBI me fakte per krimet e tua jane shume te medha. Duhet ta dish qe Luli mund te kete pasur nje rol te rendesishem ne shpalljen tende Non Grata. Duhet te jesh qorr dhe shurdh te mos kuptosh qe Amerika ne mes teje dhe Lulit zgjodhi Lulin.Gjaithashtu Luli ne mes teje dhe Amerikes zgjodhi Ameriken.

  4. miri says:

    largo urgjent Noken, paloqen, Tritan Preshin, Bujar Leckaj i koruptuari deri ne thonj, ni8 perzer edhe ne vrasje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje