I përjashtuar nga PD, i shpallur "non grata" dhe i "dëbuar" nga vendi i tij në Kuvend; seanca më e vështirë e Sali Berishës

10 Shtator 2021, 20:40Politika TEMA

I shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor”, i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, i braktisur nga deputetët dhe i spostuar në fund të sallës.

Nisja e legjislaturës së X e Kuvendit të Shqipërisë, ka qenë pa dyshim një prej seancave më të vështira për Sali Berishën, edhe pse më e shkurtra në kohë.

I vetmi deputet i parlamentit të ri që ka 9 mandate përfaqësimi në parlament, pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve të bujshme, Sali Berisha nuk u tërhoq.

Ai u shfaq sot në ambientet e Kuvendit, ku u prit nga një grup i vogël simpatizantësh, duke refuzuar presionin amerikan, si dhe të vetë partisë që ai themeloi.

Kush e mbështeti nga deputetët?

Ndryshe nga sa pritej, duket se vendimi i Lulzim Bashës nuk e ka përçarë PD-në, pavarësisht pretendimeve për ndikim të fortë të Sali Berishës në këtë parti.

Vetëm tre deputetë i bënë sfidë vendimit të Bashës dhe dolën të prisnin ish-kreun e PD-së.

Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka e shoqëruan Berishën përgjatë gjithë kohës, derisa ky i fundit zuri vend në Kuvend.

Berisha spostohet në fund

Pas ‘dëbimit’ nga Grupi i PD, Berishës i zunë edhe vendin në Kuvend. Ai nuk është ulur aty ku ka qëndruar zakonisht, por në rreshtin e parafundit të sallës së Kuvendit.

Vendin e tij e ka zënë nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që përkrah Berishës ishin ulur Tritan Shehu, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

Militantët dhe “funerali politik”

Ashtu si edhe në hyrje, edhe gjatë daljes nga Kuvendi, Berisha u prit nga simpatizantë të tij, të cilët nuk i kursyen as fyerjet ndaj Lulzim Bashës, duke e quajtur “agjent të Soros dhe qaraman.”

Militantët e PD i puthen dorën ish-kryeministrit dhe i mbushën makinën me lule, duke inskekuar si padashje, “funeralin politik” të idhullit të tyre.

Lufta për shkarkimin e Bashës

Në deklaratat që bëri në para futjes në parlament dhe pas përfundimit të seancës, Berisha sulmoi disa herë kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Ish-kryeministri akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.

Ai parlajmëroi se Basha do marrë përgjigjen e meritur, duke konfirmuar kështu luftën e hapur ndaj tij.

“I vetmi që do të marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD me pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do të jetë një lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetin dhe sovranitetit të PD, të grabitur poshtërsisht në marrëveshjen Rama-Basha”.

Berisha la të kuptohet se mund të ndërmarrë çdo nismë për largimin e Lulzim Bashës nga PD, ndërsa tha se vijon të jetë pjesë e grupit të PD.

“Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piadestalin që meriton. Unë jam ende anëtar i grupit të PD-së. Kompromisi Basha –Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale”, tha Berisha.

Pavarësisht se i pezulluar nga PD-ja, Berisha tha se mund të futet në selinë blu në çdo kohë.

“Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe do jetë e afërt dita kur PD do fitojë legjitimitetin për të shporrur këtë klikë”, tha Berisha.(Shqip)

15 komente në “I përjashtuar nga PD, i shpallur “non grata” dhe i “dëbuar” nga vendi i tij në Kuvend; seanca më e vështirë e Sali Berishës”

  1. Trump 2020 2024 says:

    Edveri se mposhti dot Berishen, Basha ben lojen e kukumjackes, rrofte Rrumpalla Shqiperi si Bideni i Amerikes.
    =
    Aha, te na rroje ene Floriri, ene Tigri e Tualet Pallat e Parlamentit Shqiptar.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Fundi i nje suniti gjaxor…….ne koshin e plehrave.
      Eshte fakt I pamohueshem se nder shekuj muslimon brother’s m’Albanistan ka nxjerre vec tradhtare, antishqiptare, antikombtare,kusare,kriminele, bithqira,te pabese,te pa fe,te paftire….thjesht plehra.
      Berisha, Basha,Meta apo ndonje tjeter jane pasqyra me domethenese e pafytyresise apo pabesise se turkoshqipfolesve ne Albanistan a me gjere…..

  2. Aleksander says:

    Kush e krua bythen me gjethe fiku,
    ka kyt fund.
    Ashte hadh i madh kur te kruhet bytha ne kyt mosh.
    Kush je ti me ju vu kunder Amerikes?
    Askushi.
    Mos ha ma , jep dorheqjen e shpreso qe nuk te çoin ne Reç.

  3. Ty duhet te shkerdhehet cte permban Vila
    o Krimineli i qelbur .
    ky duhet lidh e terheq zvarre tan shqipnise .nuk ka maskara e funderine ma te madh se salih berisha
    dhe armik me te madhe te Shqiperise .
    ska ngel burre me na at vend ,me ja numru ballit ktij aty ku ben rolin e shejtanit
    shifeni si ba n ate surrate putana e shpelles saleh kryekurva e Politikes shqiptare?

  4. Dani says:

    Kjo eshte e gjitha loje.

  5. zgalem says:

    Ky shkrim injformativ , per pjesmarrjen e sotme te Berishes ne Parlament , ka nje gabim thelbesor . Shkruan , me nje fare keqardhje se Berisha erdhi ne Kuvend dhe u ul ne rreshtin e fundit , kur duhet te ishte ulur ne rreshtin , qe pat ulur gjithmone . Nuk e shoqeruan shume , vec , Tritani , Paloka dhe Kuksinai , qe nuk ja di emrin . Ku qendron gabimi i shkrimit ?
    Kjo duhet te kishte ndodhur me pare . Ky njeri ka parazituar ne Parti dhe vecanerisht ne qeverrisje . E beri pasurine e popullit rrush e kumbulla , duke abuzuar me pronesite mbi token dhe objektet e prodhimit . I shef keta , qe protestojne ? Nuk u dhembet Saliu , por u nderpriten priviligjet , qe kane fituar ashiqare . Keta disi . Familjaret e Berishes dhe Fazllici , u kthyen ne oligarket me te medhej te Ballkanit . Berisha ka qeverresiur me kanun . Po qe se do te denohej me kanun , do te ishte denuar me vdekje i mbuluar me gure dhe tani do ishte harruar . Nuk kishte dhe pse te protestonin disa rrugace , qe nuk bejne llogari se ku i gjeten mjetet e jeteses , qe kane gezuar dhe gezojne , pa asnje fije djerse, te nisur nga varferia extreme . Zgalem

  6. Outspoken says:

    Duhet ti bejne edhe Shpronesim!
    Dmth ti Sekuestrojne pasurit e femijve dhe te aferve!!!
    MASKARA I Dreqit ,
    Sali Berisha is going and have reserved a very special place in Hell !!!

  7. Outspoken says:

    Duhet ti bejne edhe Shpronesim!
    Dmth ti Sekuestrojne pasurit e femijve dhe te aferve!!!
    MASKARA I Dreqit ,
    Sali Berisha is going and have reserved a very special place in Hell !!!?

  8. Nje mergimtar says:

    Saliu ka 30-vjet qe e ka vendosur nen thunder PD-n dhe gjithe popullin.Populli thote:”Po te lane te behesh prift behu dhe dhespot “Ai me “artin” e tij kriminal ka ditur te perfitoj bashke me familjen biologjike e politike.Saliu cdo gje e ka interpretuar sic ka dashur,sepse kultura e tij eshte e ceket,me gjithe dijet qe ka.Ka mbetur “maloku” qe tha Vebi Fadile Hoti.

  9. Zysha says:

    Bastardi ….iku per lesh….tani rradha e Likes…

  10. fati says:

    Une jam kunder mediave, te cilat duan te bejne spektakle para kuvendit. Kuvendi nuk eshte prone e partive por e shtetit shqiptar. Deputetet duhet te flasin ne foltoren e kuvendit, atje eshte tribuna, e jo oborri i kuvendit, ku ne vend qe te flasin per shqiperine flasin per partite. A thua valle nuk ju mjaftojne selite kolosale qe ka secila parti, seli te cilat u ndertuan me djersen dhe gjakun tone, e po i shfytezojne ca hajdute e maskarej. Para kuvendit nuk duhet te kete asnje gazetar. Gazetaret te jene brenda sallave te kuvendit, ose jashte rrethimit te tij. Nuk eshte oborri i kuvendit per konferenca shtypi e shfrurjen e problemeve midis anetareve te nje parti, sic ndodhi dje. Problemet e partive diskutohen ne selite e partive, ne kuvend diskutohen problemet e vendit. Berisha me dukej dje si gjeli maje grumbullit te plehut, ku si grumbull plehu i sherbenin grupi i gazetareve.

  11. Haku says:

    Shkelqimi dhe renia e shokut zylo…. vk.

  12. PRoShi says:

    I dhjerë, por krenar.
    Atë që mund të bëjë Berisha është të shkëpusë nga PD-ja disa syresh servilë në këta 30 vjet, Tiranët, Flamurët dhe Paloka, asgjë më tepër. Basha është blinduar me servilët e tij.

  13. Lida says:

    FOTO E DITES :
    “” DUKE PARE NJE KRYEKRIMINEK TE POPULLIT TE TIJ DUKE QARE “”

  14. Lida says:

    FOTO E DITES :
    “” DUKE PARE NJE KRYEKRIMINEL TE POPULLIT TE TIJ DUKE QARE “”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje