U arrestua për armëmbajtje pa leje, lirohet nga burgu Fjolla Morina

15 Shtator 2021, 11:40Lifestyle TEMA
U arrestua për armëmbajtje pa leje, lirohet nga burgu Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe këngëtares i është ndërprerë masa e paraburgimit.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për Gazetën Express.

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Këngëtarja u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

4 komente në “U arrestua për armëmbajtje pa leje, lirohet nga burgu Fjolla Morina”

  1. erdomuti dhe arabomuti says:

    gjykatat e kosoves si te shqiperise.si ka mundesi e nxjerrin te pafajshme kete surrat?vendet ku ka shqiptare i ka mbyt droga kurvat dhe islamizmi .

    1. Dani says:

      Haha po si doli ???? Të ba rroje drejtsija nje lloje si tek ne

  2. dardan says:

    Turp per gjykatat e ndyra qe lirojne kete prostitute vrasese…. mbahen ne burg njerez nme ceshtje te thjeshta dhe lirohet nje vrasese…..
    Derjtesi e ndyre….

  3. Deni says:

    Nje komb nje brume!
    Ja se cfare komb leshi qe jemi,duam edhe BE ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje