“Ata duan të më zhdukin”. Fjalët e fundit para se të vdiste nga Covid, lideri i “No Vax” në Izrael

15 Shtator 2021, 09:07Lifestyle TEMA

Ka ndërruar jetë si pasojë Covid një nga organizatorët më të njohur të protestave në Izrael kundër Green Pass, maskave dhe vaksinave. 57-vjeçari Hai Shaulian, kohët e fundit kishte postuar një fotografi të tij në Facebook nga spitali Holon, ku ishte i lidhur me ventilatorin e mushkërive.

“Mos u dorëzoni, shteti përdor metoda shtrënguese kriminale me ne. Ata duan të më zhdukin”, thuhet në mbishkrimin e imazhit.

Deri në momentin e fundit, Shaulian u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj masave kundër Covid.

Në mesazhin e fundit të publikuar në mediat sociale, ai shkroi: “Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. Unë nuk kam oksigjen dhe nuk mund ta stabilizoj veten. U zgjova këtë mëngjes i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë. M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme”.

Shaulian më pas shtoi: “Green Pass nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me shtrëngimin. Vazhdoni luftën”.

3 komente në ““Ata duan të më zhdukin”. Fjalët e fundit para se të vdiste nga Covid, lideri i “No Vax” në Izrael”

  1. anticensurë says:

    ja dhe një dëshmor i gomarllëkut!
    çfarë dekorate u jepet këtyre??
    shpresojmë që të mos e bëjnë ……………………!

    1. Vela says:

      Ata jane ata qe jane.
      Po ti???????

  2. anticensurë says:

    i pari nga soji i cakos që po vritet nga “dip steit”!!
    përfytyroni sa i “fuqishëm” është “dip steit”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje