E priste me thikë në dorë jashtë shtëpisë së saj, arrestohet i riu i fiksuar pas Ariana Grandes

16 Shtator 2021, 14:54Lifestyle TEMA
E priste me thikë në dorë jashtë shtëpisë së

Aaron Broën, fansi 23-vjeçar i Ariana Grandes, i cili po priste jashtë shtëpisë së këngëtares rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes, dyshohet se nxorri një thikë teksa largohej nga punonjësit e sigurimit.

Sipas mediave të huaja, Broën kërkonte me ngulm të takonte këngëtaren, e cila nuk dihet nëse ndodhej apo jo në shtëpi në ato momente.

Ndaj tij u dha një urdhër ndalimi i përkohshëm për të mos iu afruar yllit të muzikës Pop.

Nuk është hera e parë që Grande gjendet në një situatë të tillë. Muajin e kaluar një tjetër përndjekës i saj mori një urdhër ndalimi 5 vjeçar. Fidel Henriquez u arrestua pasi tentoi të kalonte sigurimin për t’i lënë Arianës një shënim dashurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje