Bëri dëshminë tronditëse gjatë një dokumentari, miliarderi arrestohet për vrasje

18 Shtator 2021, 21:40Lifestyle TEMA

Miliarderi në fushën e ndërtimeve Robert Durst, i cili ishte subjekt i një dokumentari të HBO për krimet e pazbuluar, është shpallur fajtor për vrasjen e mikeshës së tij më të mirë Susan Berman.

Durst dyshohet se e vrau zonjën Berman në vitin 2000, për ta ndaluar atë që të fliste për zhdukjen e gruas së tij. Viktima u gjet e vrarë me armë zjarri në kokë në banesën e saj në Beverly Hills.

Në serinë e fundit të dokumentarit “The Jinx”, Durst dëgjohet të mërmërisë me vete “Çfarë dreqin bëra? Sigurisht që i vrava të gjitha”.

Menjëherë ai u arrestua pas kësaj dëshmie dhe u akuzua për vrasjen e zonjës Berman. Trupit gjykues iu paraqit si provë dhe deklarata në dokumentar.

Prokurorët e quajtën 78 vjeçarin Durst “një psikopat narcist” dhe me shumë mundësi ai do të vdesë në burg për këtë krim të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje