Nga Adriatik Doçi
Sali Berisha po tenton të shmangë testimin e mbështetjes që mund të ketë në forumet e larta të Partisë Demokratike dhe matjen e forcave për të rrëzuar Lulzim Bashën, duke iu bindur kështu gradualisht vendimit për përjashtimin e tij nga partia, për shkak të shënjimit nga Perëndimi si i korruptuar, shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë në Shqipëri.
I pasigurt për mbështetjen në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së, Berisha po refuzon qëllimisht të ndjekë rrugën statutore për shkarkimin e Bashës me votë, ndërsa po shtyn ditët e vështira pas përjashtimit nga partia, me propozime qëllimisht të parealizueshme, lëvizje ‘nul’ dhe retorikë politike.
Që kur nisi aksionin politik për ‘rikthimin e sovranitetit të PD-së’, Berisha ka propozuar dy lëvizje për rrëzimin e Lulzim Bashës, të cilin e akuzon për komplot parapa krahëve, bashkëpunim me Edi Ramën dhe Sorosin kundër tij, për përdorimin e partisë për interesa personale, për pesë humbje radhazi, shkeljen e statusit, ‘pushkatim’ të bashkëpunëtorëve të tij etj.
Që të dyja lëvizjet e Berishës nuk kanë asnjë bazë dhe lidhje me statutin e Partisë Demokratike.
Së pari, Berisha, përmes kryesisë së FRPD-së, kërkoi zhvillimin e një referendumi në bazë, ku anëtarësia të shprehej pro ose kundra përjashtimit të tij nga grupi parlamentar të PD-së dhe rrjedhimisht nga partia. Kjo kërkesë nuk ka asnjë bazë në statutin e ri të Partisë Demokratike, në të cilin nuk ekziston referendumi.
Dy ditë më pas, Berisha u tërhoq nga kërkesa e kryesisë së FRPD-së. Pasditen e së enjtes, në takimin e parë me mbështetësit e tij, Berisha propozoi një tjetër rrugë, për rrëzimin e vendimit për përjashtimin e tij dhe rrjedhimisht rrëzimin e Bashës:
“Do mblidhen firmat e 1500 delegateve të Kuvendit, pas mbledhjes së firmave do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike, do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtarë i PD me referendum në mbarë Shqipërinë”.
Rruga e dytë është gjithashtu në kundërshtim me statutin e PD ashtu si rruga e parë. Kuvendi Kombëtar i PD-së merr vendime në bazë të statutit të PD-së. Statuti i PD-së nuk i njeh asnjë kompetencë Kuvendit Kombëtar për të vendosur për mbajtjen e një referendumi. Kuvendi Kombëtar i PD-së mund të mblidhet nëse e kërkojnë 1.5 mijë delegatë, por nuk mund të diktojë zhvillimin e një referendumi.
Referendumi në bazë mund të zhvillohet vetëm nëse Kuvendi Kombëtar i PD-së ndryshon statutin, duke parashikuar mbajtjen e referendumeve. Por, Berisha nuk do ndryshimin e statutit për të legjitimuar referendumin, pasi një gjë e tillë do të çonte në matjen e forcave me Bashën në Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Ka vetëm një rrugë për shkarkimin e Bashës dhe rrëzimin e vendimit të tij për përjashtimin e Berishës. Është një mocion mosbesimi në Këshillin Kombëtar. Berisha duhet të sigurojë më shumë se sa gjysmën e votave në Këshillin Kombëtar, për të shkarkuar Bashën si kryetar të PD-së. Më pas, Berisha duhet të sigurojë edhe shumicën e votave në Kuvendit Kombëtar për të finalizuar shkarkimin e Bashës.
Ndërkaq, vendimin e Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së, Berisha ka të drejtë në bazë të statutit ta apelojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës në PD, komision i cili drejtohet nga Flutura Açka.
Rruga statutore për provuar shkarkimin e Bashës me votë dhe rikthimin e Berishës në parti është qartë. Por, Sali Berisha po ndjek qëllimisht një tjetër rrugë, duke konfirmuar humbjen e kontrollit mbi PD-në, pafuqinë dhe pranimin e ndëshkimit nga ‘biri i tij politik’, Lulzim Basha.(Shqiptarja.com)
O Tik ja ke fut kot…ata 90% votojne Berishen….nuk I ha njeri kto…Berisha e mund Bashen tu nejt ne shpi…..
AI PO TESTON PD PER TE KUPTUAR SE A KA NJERI SI PUNA E TIJE QE PER PAGESE TE FUTE NDONJE PLUMBE BYTHEVE.PRA PO KERKONE QE A KA NJERI SI PUNA E TIJE .SEPSE TE GJITHA VEPRIMET JANE BERE ME URDHER NGA LARTE ,PLUSE PAGESES QE KANE MARRE.I VETEMI HALLE I BERISHES ESHTE SE I MUNGOJNE ARMET ,DHE TRITOLI PER TE BERE EDHE NJE HERE TJETER LUFTE CIVILE .PER CILIN STATUSE FLETE KY DOCI ,KU PO KY NJERI ME GJITHA ATO KRIME E SHKARKIME TE PRESIDENTIT ,APO PROKUROREVE TE PERGJITHESHEM ,NUKE ESHTE PREZANTUAR NJE HERE TE VETEME NE PROKURORI.KUSHE PYTE PER LIGJET,ATA QE ZBRESIN NE QYTET ME GAMORE ,???
O Dobiç i doçërve, je bere kokrra e legenit. Te pasak perdhunuar keq basha.
Adriatik me vjen keq per mosdijen se:Sali Berisha nuk eshte perjashtuar nga Partia por nga grupi parlamentar perkohesisht ku kete kumbull te tijen e ka gelltitur vetem Ambasadorja Juri!
Ndaj mos u prezanto kaq i ceket ne kronologjine ,apo hajde se po shkruaj diçka per honorar te dites.E pe deklaraten e piset te Bashes qe rideklaroi qe :”Qendrimit tim nuk i heq asnje pike” dhe shtoi “Mardheniet me SHBA-ne jane te panegociueshme!(duke menduar se Ambsata Amerikan ka rene ne kurthin e lojes se tij dhe te Sali Berishes duke e hegur sapunin per djathe.
Lulezime Basha ka qendrim kontradiktor me komunikaten e tij pasi nga nje ane ai e quan Sali Berishen si njeriu qe solli demokracine(lexo demografine)dhe nga ana tjeter per te genjyer Ambasadoren Juri Kim (se ia kane marre doren Aziatikeve kjo parti) leshoi deklarate aspakt te sinqerte qe:Sali Berisha nuk do te jete me ne perberjen e grupit parlamentar deri sa te sqarohet çeshtja mbi te!Ndaj shikoni levizjen paralele qe ka ndermare Berisha e cila korespondon pikerisht me theniet e Lulit qe:Do mbledhe 1500 firma,do mbledh keshillin kombetar per t quajtur te paligjeshme e pas kesaj me siguri qe deri per nj tre muaj a kater siç e parashikon ai gjithçka do jete haruar pasi SPAKU si i pergjumur nuk do merret me me kete kriminel por me siguri qe do hapi ndonje dosje tjeter ne interes te harreses se “dosjes Berisha” dhe gjithçka do te shkoj vaj!Pra do te kthehet perseri dashuria e maskuar Berishe-Bashe.
mjafton te shohesh se ne ate salle ndodhet kryeperbindeshi i Shqiperise , shpellari Sali Lushe kundertanku qe terrorizoi Tiranen ne 1998 ne grushtin e shtetit qe organizoi pd ja per marrjen me dhune te pushtetit. E mbani mend besoj kete monster me nje tufe horrash me kundratanke ne duar hipur mbi tankun e grabitur me dhune tek garda duke terrorizuar Tiranen.E tani merreni me mend se kush i shkon prapa Berishes dhe kush eshte ne salle, naziskinet e mamurrasit me Muli horrin dhe banditet e Xhelal maniakut te Kamzes.