Hapet pika kufitare Shishtavec-Krushevë

18 Shtator 2021, 15:38Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e parë të qeverisë së re hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama

1 komente në “Hapet pika kufitare Shishtavec-Krushevë”

  1. RRNOFTE Ajatollah mullah albinladenovici BOTOKSI dosa OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI Abazvicin SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC me GERDALLEN drejte SERBISE se madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje