Qeveria “Rama 3” nisi zyrtarisht sot detyrën, Soreca: Koordinimi i fortë ndërinstitucional është çelësi për integrimin në BE

18 Shtator 2021, 11:41Politika TEMA

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, ka uruar kryeministrin Edi Rama për mandatin e tretë qeverisës, i cili nisi sot zyrtarisht pas betimit në Presidencë.

Soreca shkruan në “Twitter”, se koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.

“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.”- shkruan Soreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje