Rama: S'ka më e lagu nuk e lagu me opozitën, s'kemi kohë!

18 Shtator 2021, 11:13Politika TEMA

Në mbledhjen e parë të qeverisë për mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ka apeluar që të mos humbet kohë me akuza dhe kundërakuza me opozitën.

Sipas kreut të qeverisë, ky format i vjetër e ka derdhur kupën e durimit të popullit.

“Ne nuk do t’i kundërpërgjigjemi me formatin e vjetër tradicional më fletërrufeve të konferencave të shtypit të opozitës. Është një format që e ka mbushur me kohë, dhe e ka derdhur ka kohë kupën e durimit të popullit, me akuza dhe kundërakuza, shpoti dhe kundërshpoti.

Një politikë për politikë, e cila ta neverit vetë politikën ndërkohë që politika nuk ka lindur si një mollë sherri mes politikanëve por si e vetmja mundësi që qëniet njerëzore të bëjnë së bashku për të mirën e shoqërisë, gjera që të vetmuar nuk kanë si i bëjnë dot. Ne kemi katër vjet në dispozicion për të bërë gjërat për të cilat shqiptarët u bënë shumicë për të na mbështetur ne, për të tretën herë radhazi, si kurrë më parë. Prandaj nuk duhet të çojmë dëm jo asnjë ditë por asnjë orë, me “e lagu dhe se lagu” me opozitën”, tha Rama.

1 komente në “Rama: S’ka më e lagu nuk e lagu me opozitën, s’kemi kohë!”

  1. Kryeministër Rama e keni rastin që Shqipërinë dhe shqiptarët të i ngritni në nivel tjetër të mirëqenies dhe perspektivës jetësore.Si kryeministër në mandatin e tretë duhet të epërfundosh reformen në drejtësi në mënyrë që qytetarët të janë të mbrojtur nga paligjësia dhe shteti nga grabitja.Shqipëria ka nevoj për shumë reforma e përparime në të gjitha fushat por ajo që unë mendoj që është kryesorja dhe pa të cilën rrezikohet çfarëdo emancipini është ZHVILLIMI EKONOMIK,e për të përjetuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik mendoj që kryeministri Rama duhet vetë personalisht të i prijë ekipës,komisionit,bordit apo sido që të quhet për Tërheqjen e INVESTIMEVE DIREKTE TE HUEJA dhe POSAÇERISHT PERENDIMORE në PRODHIM.Investimet e shteteve perëndimore përveçëse sjellin dobi ekonomike e transformojn edhe sistemin arsimor.Me investime direkte në prodhim, Shqipëria do të përjetonte bum ekonomik dhe shumë rrjedha shoqërore do të ishin ndryshe.Nëse kryeministri Rama arrin të realizoj investime te masovike të hueja në prodhim atëhere do të kujtohet si kryeministri që e ka TRANSFORMUAR Shqipërinë ,nëse jo atëhere do të shënohet si një dështak i radhës.Nuk është e pamundur të bëhet kjo,pa shkuar më larg mjafton të i shohim vendet përrreth.Eshtë koha që Shqipëria të NISET.Uroj që z Rama të shënoj sukses në këtë drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje