Prej 3 ditësh i bllokuar nën tokë, vijon puna për kërkimin e minatorit 60-vjeçar

18 Shtator 2021, 11:25Politika TEMA

Minatori 60 vjeçar Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar brenda minierës në qytetin e Bulqizës që prej orës 9 të mëngjesit të mërkurës.

Policia e Bulqizës nën drejtimin e prokurorisë ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje inxhinier, drejtues teknik dhe minatorë të galerisë ku ka ndodh aksidenti.

Ndërkohë pritet gjetja e minatorit për veprime të mëtejshme, ndërsa nuk është lejuar që në galeri të futen persona të paautorizuar nga ana e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave.

“Punëtorë, bëni kujdes gjatë lëvizjes në galeri”, ishte njoftimi që përballej çdo ditë para se të niste punën minatori Muharrem Plaku.

60 vjeçari punonte prej 8 vitesh në këtë minierë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje