Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë ministrave që të mos pranojnë dhuratat nga individë.
Ndërsa për sa i përket dhuratave që merren për arsye të detyrës shtetërore në udhëtime të ndryshme pune u ka kërkuar që t’i dorëzojnë në kryeministri të protokolluara dhe të gjitha do të ruhen në muzeun e ndërtuar në këtë institucion.
“Kryeministria ka një magazinë ku ruhen të gjitha dhuratat, për shkak të detyrës që nga medaljonet e deri tek objektet artistike, pavarësisht vlerës së tyre monetare. Deri në 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se deri në 2013 këtu ka qëndruar ndonjë fuqi pushtuese, Jo vetëm nuk kanë lënë çfarë kanë marrë, por kanë marrë dhe çfarë kanë gjetur; piktura, abazhurë, karrige, pjata, pirunj, filxhanë e me radhë. Nuk bën përjashtim as zyrat ministrore.
Dhuratat e delegacioneve të çfarëdo natyre apo ato të individëve që kalojnë një vlerë të caktuar monetare, ose duhet të qëndrojnë si pjesë e dekorit të zyrës tuaj ose duhen dorëzuar në muzeun e dhuratave protokollare. Duken gjëra të vogla, por këto janë norma që janë zbatuar në çdo shtet. Kodet do të vlejnë edhe për ministrat”, u shpreh Rama.
Mire paskan marr! Po ai qe i dha nuk ka mbajtur asnje shenim?! Kujtdo me ia shit kete ky?! Hajt mos u mereiteni: shtetet hjera i kane protokolluar , mjafton te kerkoni ne arkivat e tyre!