Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura

18 Shtator 2021, 11:47Politika TEMA

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se dy xhudistët nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat rrëmbyen medaljen e artë në Olimpiadën e Tokios, do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Dhe me ministrin e  Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.

6 komente në “Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura”

  1. Jeta says:

    Po normal është o Rama qe duhet të bashkëpunohet me Kosovën se jemi një gjak, e jo vëlla me vuçiçin që ky nuk la gjë që çdo kohë mundohet të pengoj Kosovën në çdo sferë të jetës. Ti Rama duhet të afrohesh me Kosovën e jo me vuçiçin.

  2. Lili says:

    Paskan me humb karrieren e tyre kot!

    1. pjeter says:

      Pse duhet ta humbin? Te njejte menyre veprojne ne Itali.Shume kampione te sporteve te ndryshme jane pjese forcave te armatisura dhe te rendit,nuk jane kot,dhe ka funksionuar, shume mire edhe nga ana sportive.Per mendimin tim eshte gje e mire qe marrim shembuj te sukseseshem nga te tjeret.

      1. Realisti says:

        Shume mire, por xhest i izoluar.
        Rama 3 duhet te jete tipike e majte. Shqiperia ka nevoje per reforma te majta ( sociale) arsimi, shendetsia, kujdesi per te pa mundurit.
        Jo vetem kampionet

  3. Tàrtari says:

    Veprim i drejte i z. Rama. Kjo nuk duhet kuptuar me nje vendim tjeter si psh:
    “Ne i shtrijme doren Kosoves, por kryeministri Kurti ka axhende tjeter”!
    Ne shqiptaret ketej kufirit dhe perfaqsuesit tane, ne rastin konkret z. Rama, jemi “te denuar” te bashkepunojme e Kosoven, kupto perfaqsuesin e saj z. Kurti, persa kohe nuk preken interesat kombetare dhe ato te qytetareve te te dy vendeve.

  4. demokrati says:

    Pa e miratuar berat buzhala dhe kryekomandantja antishqiptare osmani vjosa ky vendim i vuqiqit bis Eshte void ab initio.Te beje cte doje Kryeminitri i Shqiperise, Kosova ka hyre ne nje kurs pa kthim qe po e largon nga shqiptaria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje