Çiftit i shkatërrohet dasma, lokali merr flakë nga fishekzjarret gjatë vallëzimit të tyre

21 Shtator 2021, 22:26Lifestyle TEMA
Çiftit i shkatërrohet dasma, lokali merr flakë nga

Të ftuarit e një dasme janë filmuar duke vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre pasi fishekzjarret në fillim të dasmës shkaktuan një zjarr të madh.

Në një video që është bërë virale nusja dhe dhëndri ishin duke bërë vallëzimin e tyre të parë, ndërkohë fishekzjarret zbukuruan dhe më shumë ambientin.

Mahnitja e njerëzve përfundoi shumë shpejt ndërkohë që shkëndijat nga fishekzjarret u përhapën dhe i vunë flakën luleve të thata dhe një pjesë të madhe të tavanit duke e shkatërruar dasmën.

Çifti së bashku me mysafirët detyrohen të vrapojnë për të shpëtuar veten. Stafi heroik u përpoq për të shuar flakët, por e patën shumë të vështirë me forcën e zjarrit.

1 komente në “Çiftit i shkatërrohet dasma, lokali merr flakë nga fishekzjarret gjatë vallëzimit të tyre”

  1. jeta says:

    gazetaret e temes jan aq te marum sa i zoti i gazetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje