“Ajo nuk trajtohej si qenie njerëzore, i jepnin ilaçe me forcë”, zbulohen detaje shokuese nga kujdestaria e Britney Spears

26 Shtator 2021, 10:00Lifestyle TEMA

Procesi i gjatë i përfundimit të kujdestarisë së Britney Spears po vjen drejt fundit e ndërkohë që këngëtarja pritet të fitojë lirinë e saj, detaje të tjera shokuese dalin në dritë.

Sipas mediave të huaja, çdo veprim i Spears monitorohej nga i ati i saj dhe kompania e sigurisë të cilën ai kishte punësuar për ta “mbrojtur” yllin e Pop-it.

Ata monitornin komunikimin dhe nërveprimet e saj me njerëzit e tjerë, e detyronin të merrtë ilaçe me forcë, regjistronin fshehurazi në dhomën e saj edhe kur ajo ishte me të dashurin, duke shkelur plotësisht privatësinë e këngëtares.

Alex Vlasov, një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë për të cilën bëhet fjalë, ka vendosur të zbulojë mënyrën shokuese si kontrollohej cdo veprim i Britney Spears, për plot 13 vite.

Deklaratat e tij janë dhënë për dokumentarin mbi jetën e këngëtares “Framing Britney Spears” dhe janë vërtetuar me email-e, mesazhe dhe regjistrime në të cilat ai kishte akses përgjatë 9 viteve si drejtues i sigurisë kibernetike, Black Box.

“Telefoni i saj dhe bisedat private përdoreshin për ta kontrolluar. Ajo nuk trajtohej si qenie njerëzore”, tregoi Vlasov.

Avokati i babait të Spears, tha për këtë se cdo veprim ishte brenda parametrave të fuqisë së vendosur nga gjykata për kujdestarinë e saj. Britney spears është vendosur nën kujdestarinë e plotë të babait të saj që nga viti 2008, duke u konsideruar e paafte për të marrë vendime vetë. Prej kohësh ajo kërkon që kujdestaria të hiqet dhe ti jepet e drejta për të vendosur vetë për jetën dhe karrierën e saj.

1 komente në ““Ajo nuk trajtohej si qenie njerëzore, i jepnin ilaçe me forcë”, zbulohen detaje shokuese nga kujdestaria e Britney Spears”

  1. Fati i te tille Yjeve te Muzikes ne pergjithsi eshte i njejte .

    Jane Viktima te Producenteve ,Menager.ve
    Majkell Xhekson dijme se e vdiqen Maneger-et e vet ,Doktorri me dozat qe i presonte
    Lana del Rey , ka pohuar se ka bere sex me te gjithe Producente e Menagere ,
    ndryshe nuk do ishte aty ku eshte, ishte Kushte per t’u afirmuar si kengetare
    dhe ne shume texte ke kengeve te saj flet per kte gje !
    Por edhe Ledy Gaga etj .
    Yjet e te tjere nuk flasin mbi kto Probleme qe te gjithe i mbajne fshehur larg Medieve .
    Pra te gjitha Yjet e Muzikes shfrytezohen nemenyren me krimanle nga Menageret e tyre
    dhe jovetem seksualishte ,kafshet sot i marrin edhe jeten kengetareve te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje