Vjehrra planifikon të padisë nusen sepse i ka vjedhur paratë që ia ka dhënë nipit

1 Tetor 2021, 22:40Lifestyle TEMA

Një vjehërr e zemëruar ka shpjeguar se planifikon të padisë nusen e saj pasi zbuloi se paratë e dhëna për ditëlindjen e djalit të saj i shpenzoi për vete.

Ajo tregon se kishte një biznes të suksesshëm dhe kështu kishte kursyer para për të paguar tarifat universitare të nipit të saj. Përveç kësaj, gjyshja i dha nipit të saj 15-vjeçar 800 Dollarë për dhuratë për Krishtlindjet dhe ditëlindjen sipas Daily Star.

Në aplikacionin Reddit ajo është shprehur: Është një sasi e madhe parash, por ai është një fëmijë i mrekullueshëm dhe besoj se i meriton ato para. Kohët e fundit nipi më tha se për 5 vite, nusja ime i ka marrë shumë prej këtyre parave dhe disa herë edhe djalit tim. 

Doli se ajo po shpenzonte shumë para për veten e saj dhe shkolla e tij nuk po paguhej, madje nipi im nuk po merrte as nevojat themelore për shumë kohë. Gjashtë vjet më parë ajo u nda me djalin tim dhe u takua me një burrë që paga e tij ishte mjaft e mirë për t’u siguruar që nipi im të merrte atë që i duhej. Ata nuk ishin në varfëri.

Më tej gjyshja e tërbuar shprehet: Jo vetëm që paratë që i dhashë nipit tim për t’u argëtuar u përdorën nga dikush që as nuk më pëlqente në radhë të parë, por nipi im po neglizhohet dhe nuk po merr as nevojat themelore.

Kohët e fundit i dërgova e-mail nuses time, duke i thënë asaj se sa më ka borxh dhe nëse nuk ma paguan deri në fund të vitit, unë do të flas me avokatët e mi. 

Ajo u zemërua dhe përdori faktin se i dashuri i saj është një snajper ushtarak si një mënyrë për të më kërcënuar që të heq dorë nga akuzat. Unë i thashë se refuzoj ta bëj këtë, dhe e injorova.

Por jo e gjithë në familje ranë dakord me gjyshen.

“Djali im tjetër më tha që unë isha shumë e ashpër me të dhe duhej ta kisha lënë sepse kam para mjaftueshëm për t’i dhënë nipit”, ka treguar gjyshja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje