Familja perandorake e Rusisë organizoi këtë të premte dasmën e parë brenda territorit që dikur sundonte, që prej kohës së Revolucionit, më shumë se një shekull më parë.
Duka i Madh George Mikhailovich Romanov u martua me shkrimtaren italiane Victoria Romanovna Bettarini në Katedralen e Shën Isakut në Shën Pjetërburg, në një ceremoni fetare të rafinuar, me qindra të ftuar edhe nga shtete të ndryshme të botës.
Në ceremoni merrte pjesë dhe Leka Zogu me të shoqen.
Cari i fundit i Rusisë, Nikolla II, bashkëshortja e pesë fëmijtë e tyre u vranë të gjithë nga një skuadër pushkatimi në korrik 1918 në një qilar të një shtëpie në Yekaterinburg, një qytet 1450 kilometra në lindje të Moskës.
“Ky ishte vendi i parë në Rusi ku ne u kthyem”, tha 40-vjeçari George Mikhailovich, për median ruse Fontanka.ru, për zgjedhjen e Shën Pjetërburgut si qytetin ku do të zhvillonte dasmën.
George Mikhailovich ka lindur në Spanjë dhe është djali i Dukeshës së Madhe Maria Vladimirovna – e Rusisë, e vetëshpallur trashëgimtare e fronit të Rusisë. Ndërsa babai i tij është Duka i Madh Mikhail Pavlovich i Rusisë, i cili ka jetuar në Francë dhe Spanjë për pjesën më të madhe të jetës.
Stërgjyshi i tij, Duka i Madh Kirill Vladimirovich, nip i Carit Nikolla II, arriti të arratisej nga Rusia për në Finlandë, në kohën e Revolucionit Bolshevik, në vitin 1917. Më vonë, ai dhe familja e tij u vendosën në Europën Perëndimore.
39-vjeçarja Bettarini u konvertua në besimin e krishterë ortodoks vitin e kaluar dhe mori emrin Victoria Romanovna.
Dinastia Romanov sundoi Rusinë për 300 vite, para se Car Nikolla II të abdikonte në vitin 1917, duke i paraprirë Revolucionit Bolshevik, luftës civile dhe sundimit komunist për 70 vite.
Shkoni mor qelbesira , koha e internetit ju akoma.familje mbreterore sikur te jetoni qe kur lindi jeta ne toke , njelloj si bletet qe kane qendruar antike me mbreteresh .Plera pervers
Keta monarket pa fron jane karnavale ambulante qe shetisin shtet me shtet duke i bere qefin njeri-tjetrit me tituj qe vijne nga nje kohe e erret (Mesjeta). Edhe ata qe jane akoma ne fron per shkak te rastesise jane pupace pa asnje pushtet te mbetur si relike te nje kohe te vjeter.
Patriotet e medhenj… familja mbreterore . Ne nje kohe qe Rusia eshte gati te shpjere edhe ushtri ne kufijte Serbi- Kosove mbreti jone u con dhurata.
Po ringjallen Perandorite dhe Mbreterit sherbetore te Perandoreve.